Manchester City fitoi 1-0 me Interin në finalen e Champions League. "Qytetarët" e Guardiolës ia dolën të siguronin tripletën këtë sezon, duke fituar kampionatin, Kupën dhe Ligën e Kampioneve.
Për mediet në Spanjë, trajneri Pep Guardiola tha se në Champions mund të ndodhte gjithçka dhe se Interi nuk ishte një ekip i lehtë, kjo dukshëm edhe nga rezultati dhe rastet në ndeshjen e Stambollit.
“Ne e dimë se sa e vështirë është ta fitosh këtë kompeticion. Për mua në njëfarë mënyre është shumë bukur. Në Champions League duhet të vuash gjithmonë, sot jemi shumë të lumtur, por Interi mund të kishte sukses dhe ndoshta sot nuk do të ishim aq të lumtur. Kjo e gjitha lidhet me detajet", tha Guardiola mes të tjerash, duke treguar se zikaltërit i vendosën në vështirësi.
Trajneri spanjoll e ka siguruar tripletën edhe me Barcelonën, teksa përsërit të njëjtën gjë edhe me City-n, duke i bërë anglezët një skuadër të frikshme.