Se ekipi i Realit të Madridit është i përçarë në dy grupe, ky fakt deri para pak ditsh nuk bënte përshtypje, por ajo që ka surprizuar të gjithë është deklarata e mbrojtësit portugez, Pepe kundër Murinjos. Mbrojtësi gjatë një interviste për mediat i ka dalë kundër Murinjos duke kërkuar më shumë respekt për Iker Casillas.

"Iker Casillas është një institucion te Reali i Madridit dhe në Spanjë për atë që ka dhënë në shumë vite. Ai duhet respektuar më shumë në këtë moment të vështirë që po kalon. Megjithatë cfarë do që të ndodhë ai e di shumë mirë që ka mbështetjen e plotë të grupit dhe tifozëve të Realit. Casillas është një ikonë dhe shembull që duhet të ndiqet dhe respekohet te Reali" deklaroi Pepe.

Deklarata e tij kundër Murinjos përforcohet më shumë në përgjigjen për largimin e teknikut "Në jemi në një gjendje shumë të mirë dhe në harmoni me grupin, përsa i përket Hoses nuk e di cfarë do të ndodhë. Ajo mbetet një cëhstjes mes tij dhe Perez" përfundoi Pepe. Pepe vendoset kështu në radhën e Ramosit dhe Casillasit kundër Hose Murinjos.



Dylber Balla