Reina ka dalë hapur kundër transferimit te ekipi i Napolit dhe për këtë ka fajësuar ekipin e Liverpulit që e ka bërë marrëveshjen pa e pyetur.

“Ndjej keqardhje për mënyrën se si po largohem. Është e natyrshme që unë jam i zhgënjyer që Liverpuli ka rënë dakord që të më huazoj në Napoli, pa më njoftuar më parë.

Besoj se kam merituar të më njoftojnë më herët. Unë kam kërkuar më parë nga klubi, që nëse vjen një ofertë nga Barcelona, unë do të vlerësoj atë.

Unë i thashë menaxherit që kam kërkuar të luaj për Liverpulin dhe Barcelona do të jetë vetëm një opsion për mua.

Kur ai arriti në klub isha i lumtur për të luftuar për vendin tim kështu që unë jam i befasuar se si Liverpuli vendosi të më dërgoi mua te Napoli”, përfundoi Reina.



d.b/shqiptarja.com