Peqin – Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Peqinit pasi dhunoi bashkëshorten e pajisur me udhër mbrojtje, si dhe nënën e kësaj të fundit.
40-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. u arrestua në flagrancë nga blutë pas njoftimit të marrë. Gjatë kontrollit fizik burrit i është gjetur një thikë, i cila i është sekuestruar.
K.M/Shqiptarja.com“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase”,-njofton policia.
![]()
Komente

