ELBASAN - I është vënë flaka një posteri të madh elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste Alfred Peza, i vendosur në hyrje të qytetit të Peqinit.
Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të mëngjesit të sotëm.

Kandidati Peza duke denoncuar incidentin në autostradën, Rrogozhine- Elbasan, bën përgjegjës kryeministrin i cili në mitingun elektoral të katër ditëve më parë në Peqin, nisi sulmet personale ndaj tij.

"Miq! Me keqardhje ju njoftoj se mbrëmë duke zbardhur dita e sotme, është djegur posteri im elektoral në Peqin, në rrugën nacionale Rrogozhinë - Elbasan. Për këtë atentat ndaj meje, akuzoj drejtpërsëdrejti Kryeministrin Sali Berisha, i cili i hodhi benzinën këtij zjarri 4 ditë më parë, kur më sulmoi mua personalisht në mitingun e tij elektoral në Peqin. Deri në atë moment, fushata në Peqin mes kandidatëve ka qenë shembullore, pa asnjë fyerje, sharje dhe incident” -denoncon Peza, nëpërmjet njoftimit për shtyp të shtabit të tij elektoral.

Policia thotë se po punon për të kapur autorët e ngjarjes.
posteri i pezes me logo
(Foto: Posteri i djegur i Alfred Pezës)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)