PEQIN - Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në bodrumin e një magazine në fshat Kurtaj të Peqinit.
Sipas policisë, banesa i përket Bilal Hasës, i cili është Drejtor i Burgut të Rrogozhinës. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga blutë.
Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se "gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave".
"Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim", njofton policia, e cila shton se "në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit".
Banesa ku u gjet sasia masive e bimëve të kanabisit, është rrethuar nga blutë dhe po vijon punën së bashku me grupin hetimor të ngritur për rastin.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ka pezulluar nga detyra Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.
lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në bodrumin e një magazine në fshat Kurtaj të Peqinit.
Sipas policisë, banesa i përket Bilal Hasës, i cili është Drejtor i Burgut të Rrogozhinës. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga blutë.
Komente










Me vendosjen e 30 vjecareve drejtore, po ekzagjerohet tejmase. Kjo gje duhet te marre fund sa me pare.
PërgjigjuRilindas i vertete
PërgjigjuEre Lak ere Lak nga kamarier o robi ton dole trafikant I fuqishem.Nejse kontakti te ndryshon jeten. Bere fushat me Ps heci zari te emeruan drejtor. Cer pate mer daj me u marr me Pune te pista. pastaj lej çunat e Elbasanit ti je robi ton. Kur bie mbeshtetja politike aty shikohet sa peshe ke si njeri. Iku edhe drejtori pergjitshem ra magazina qe ja q a mumën npdh o robi ton. Gabim qe te hoqen nga puna we degjova qe e kishe ber kopshtin e edenit me IEVP Rrogozhin. Gabim shum gabim. 4000 rrenje ÷2x2500€ =!? Gjithe ai lek gjynah. Nuk je robi keq O Lak.
As 30 vjec nuk i ka, e emerojne drejtor burgu... hajde hajde
Përgjigju