Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur për të kaluar për shqyrtim në seance plenare çështjen e zgjedhjes së avokatit të Popullit Endri Shabani.

Ankimi në Kushtetuese ishte bërë nga ana e deputetëve të PD, të cilët e kundërshtuan zgjedhjen e Shabanit me 85 vota pro me 11 dhjetor.

Tanimë palët, Partia Demokratike dhe Kuvendi do të paraqesin argumentet e tyre para trupës së përbërë nga 8 gjyqtarë.

PD, thotë se jo vetëm procedura parlamentare për zgjedhjen e Shabanit ka qenë antikushtetuese, por vetë Shabani ishte në papajtueshmëri me funksionin e Avokatit të Popullit.

Përplasja nisi kur PD tërhoqi firmat për të gjithë kandidatët, përfshirë Endri Shabanin dhe thanë se ai nuk gëzon më mbështetjen e tyre, por pavarësisht kësaj, socialistët e kaluan në seancë plenare duke votuar me shumicë votash Endri Shabanin si Avokat të Popullit.