Gjendet i ekzekutuar me armë zjarri në Peqin ish-anëtari i bandës së Lushnjes! 38-vjeçari me dy emra, u vra 5 muaj pas doli nga qelia! I dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge!

Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjes është viktima, trupi i cili u gjet i pajetë në  Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen 'Çezma. Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi ishte hedhur në një zonë ku banorët derdhnin mbeturina. Ai dyshohet të jetë vrarë mbrëmjen e djeshme, ndërsa trupi i pajetë u gjet mesditën e sotme. 38-vjeçari u ekzekutua vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu.

Ka dyshime se Semaku është ekzekutuar diku tjetër dhe se më pas trupi u soll në vendin ku edhe u gjet. 38-vjeçari është qëlluar dy herë, ku njëri nga plumbat e ka kapur në shpinë dhe tjetri në brinjë.

Viktima u identifikua pas disa orësh, për shkak edhe të faktit se nuk ishte banorë i zonës, ku kanë qenë familjarët që kanë konfirmuar identitetin e tij. Emri i tij lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale, ku rezulton i dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge. Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar për ekzekutimin e 38-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet për larje hesapesh, ndërsa hetimet vijojnë.

Banda e Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare, është një ndër bandat më famëkeqe të 1997. Bare e krijoi bandën pas vrasjes së vëllait të tij, Ramadan Shkurti, bandë e cila lidhet me një numër të madh krimesh, nga vrasje, rrëmbime, dhunime etj.. Kjo bandë veproi për disa vite, deri kur Aldo Bare u arrestua në Turqi. Aldo Bare tashmë ndodhet në burg, pasi u shpall fajtor për 4 vrasje atë të Genci Kasharit, Xhevat Demirit, Nimet Zenelit e Masar Aliut.

Kush është Alban Semaku, i dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge 

Në vitin 2006, Semaku është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 ai është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një krehër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin.

 

1634481131_Sequence03.00103524.Still032.jpg

Viktima

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
FOTO/ Kush është ish- anëtari i bandës së Lushnjes që u gjet i ekzekutuar në Peqin

1634481131_Sequence03.00103524.Still032.jpg

Ky është Alban Semaku, ish-anëtar i bandës së Lushnjes që u gjet i ekzekutuar në afërsi të Shkumbinit, në lagjen Çezmë. Report Tv ka siguruar foton e 38-vjeçarit, teksa identifikimi i tij është bërë nga familjarët në morg.

Ora 14:52
I hedhur mes plehrave në një zonë të pabanuar, këtu u gjend trupi i pajetë i 45-vjeçarit në Peqin

I hedhur mes plehrave në një zonë të pabanuar është gjendur trupi i pajetë i 45-vjeçari ende të paidentifikuar, mesditën e sotme në Peqin.

I.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xyzu: 18/10/2021 12:42

    Aldon e ka braktisur familja ,nipcet i ka lepuj e kan ik jasht. Te din dicka Cim Haxhiu,Land Shyti,Sajmir Taullau dhe Jul Sula...Aldo atehere kur e kan menduar te mbaruar atehere ka sulmuar...kujtoni Turin...

    Përgjigju
    • O xyzy: 18/10/2021 21:07

      O xyzu po nuk jan ma ato kohe qe ka pas grupin. Tashi esh i vetem. Ska ca bo mo. Te tjerrt jane grup i madh plus me lek shum. Nuk pyesin me per aldo e per asnje tjeter sot per sot.

  • Lushnja: 17/10/2021 22:06

    Te zhduken nga shqiperia kush lirohet nga burgu qe ka qen pjestar i bandes aldo bares . Laerti esht i tmerrshem do ju zhduk te gjitheve

    Përgjigju
    • Per ty: 18/10/2021 21:06

      O lushnja pse kaq i rrezikshem esht ky laerti? Ky komandon sot ne lushnje ? Kush esht grupi tij ne lushnje se aj shoku qe pat i ra mrena ne tiran

    • çami fier: 18/10/2021 08:23

      o bisha ai qe te qellon se ka per gje te fusi dhe nj plumb ty si urdherues kush na qenkan keta emra te medhenj ne lushnje se asnjer se kam mar vesh

    • Bisha: 18/10/2021 08:02

      Laerti eshte peshku vogel qe do perdoret sa te jete nevoja. Pas Laertit ka boba te medhej qe kane miljarda e sto jane te rrezikshmit e vertete

  • fieri: 17/10/2021 20:15

    ore ja shojten fred shkurtit nje nga nje dhe keta qe i kishin mbet si ka mundsi keta cunaket na 30 vjec sot po bejn namin ne lushnje kan vrar 5 6 veta ne keto 5 6 vjet

    Përgjigju
    • O hasta: 18/10/2021 21:04

      Ca nipi ka miliarder ai mor. Ja fut kot ti

    • per hasten: 18/10/2021 08:24

      fredi esht dtlndje 1966 esht plak dhe po doli ca do bej leqe sdel kurr po kush esht ky nipi fredit

    • Hasta: 18/10/2021 01:52

      O vella fredi ka nipin miliarder po nuk di gje ti jo ,dhe se harrova fredi per pak vite dhe del mos ki merak

    • Shkodra: 17/10/2021 22:45

      Po pra shume e sakte

    • Shoku: 17/10/2021 22:04

      Po se ky miku duhet ti pastronte I pari kur e dinte qe do dilte nga burgu,sot duhet perdorur shpejtesia dhe supriza.

  • Njoni: 17/10/2021 17:14

    Ama antare bande paska qene ki mo.. boj te fala te tjereve kurte shkosh atje.. -DHE THUAJ-moste merziten se dhe antaret a tjere do vijne mbrapa.. dhe do bashkohemi nje dite te gjith si dikure.. kush ka vrare e kush ka prere.. keshtu do gjende rugeve te gjith. Safal ku gjaku sot e kurr. Zoti rujt hallexhi se keta trims sylesher rujn njoni tjetri . Si ky sot.klm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

‘Pse më linde?’, vajza ngre padi ndaj doktorit që e solli në jetëm, fiton gjyqin dhe miliona dollarë