Peqin, po punonte në kopshtin e një qytetari me pajisje elektrike, korrenti i merr jetën 35-vjeçarit

Peqin, po punonte në kopshtin e një qytetari me pajisje elektrike, korrenti i merr jetën 35-vjeçarit

Pajisja me të cilën po punonte 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në Peqin, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Ilir Sharka, i cili ka qenë duke punuar me një korre bari, që punon me tension elektrik te kopshti i shtetasit I. M.

Nga hetimet e policisë, nuk ka rezultuar që në trupin e të riut të ketë shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, për rrjedhojë dyshohet që personi të ketë rënë në kontakt me energjinë.

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 22.05.2018 rreth orës 11:30, në lagjen “Teqe” Peqin, është gjetur i pa jetë shtetasi, Ilir Sharka , 35 vjeç i cili ishte duke punuar me nje korre bari që punon me tension elektrik, tek kopshti i shtetasit I.M

Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, por paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'