Një tregtar rrobash në qytetin e Peqinit ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme. Mësohet se Skënder Zeqiri 76 vjeç është grabitur nga një çift bashkëshortësh, të cilët i kanë marrë nga banesa para dhe sende me vlerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Cesmë.
Bashkëshortja e tij deklaron se nga banesa i kanë marrë 60 mijë Euro. Ajo rrëfen se në shtëpi në momentin e grabitjes ka qenë vetëm bashkëshorti sipas të cilit i është shfaqur në derë një vajzë e cila i ka kërkuar të futet në shtëpi për të përdorur tualetin.
"Unë jam e shoqja e Skënderit. Unë erdha në orën 1 se shkoj në treg me rrobat. O Skënder hap derën. Ai tha ca dere do ti, mua më kanë vrarë. Ai ishte në ballkon i shtrirë. Ishte një gocë dhe më tha do hyj pak në banjo dhe do urinoj. Te kuzhina kishin prish bravën dhe kishin marrë gjithë lekët. Kisha hequr lekët për furgonin. Në total kanë marrë diku te 60 mijë Euro. Mora celularin të merrja çunin. Mora celularin, nuk ma hapën. Morëm Skënderin dhe shkuam nga policia në spitalin e Peqinit", thotë bashkëshortja e Skënderit.
Sipas policisë çifti që ka shkuar në banesën e të moshuarit i ka dhënë këtij të fundit një pije për të humbur kujtesën dhe më pas kanë vepruar në qetësi për të grabitur shumën e parave dhe sende.
Pasi kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë, grabitësit janë larguar në drejtim të paditur. Zeqiri, ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të cilët e kanë dërguar në spital dhe kanë njoftuar policinë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reportazhi/ 'Mullinjtë e vajit në Peqin', Ulliri si kulturë qindra vjeçare
12 Janar, 14:11
-
'Mullinjtë e vajit në Peqin', reportazhi i 'Veri Jug' në Report Tv
12 Janar, 13:04
-
Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari
26 Dhjetor 2024, 09:54
-
I dënuar me 22 vite burg për vrasje, Altin Kodra futet në Regjim të Posaçëm për 1 vit
16 Dhjetor 2024, 17:08
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor 2024, 15:40
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, dyshohet për dy të plagosur
11 Dhjetor 2024, 15:37
-
Peqin, gjelat e detit me 1200 lek/kg, fermerët: I shesim nën kosto, na dëmton importi
7 Dhjetor 2024, 10:30
-
Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime (FOTO)
6 Dhjetor 2024, 17:14
-
Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë
27 Nëntor 2024, 15:23
-
Peqin/ Bie zjarr në kodrat me ullinj të fshatit Bishqem, terreni i vështirë pengon zjarrfikësit për shuarjen (VIDEO)
10 Nëntor 2024, 16:56
-
‘Reagim nga kabina telefonike e Burgut të Fierit!’, Ervin Salianji për aksidentimin e 8-vjeçarit në Peqin dhe protestën e banorëve: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar!
8 Nëntor 2024, 16:43
-
'Drejtësi për Enion! Na siguroni jetën!', burra gra e fëmijë bllokojnë rrugën e Pajovës: Të vendoset sinjalistikë për kufizimin e shpejtësisë
8 Nëntor 2024, 11:05