Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë duket se deri tani ky është edicioni i ekipit të Kukësit, i cili është shumë pranë kualifikimit në në fazën ‘play-off’ për fazën e grupeve të Evropa League. Kukësi, pavarësisht se është debutues në një kompeticion Evropian këtë edicion nuk ka njohur kufij duke thyer cdo rekord me meritë të plotë, pasi asgjë nuk është e rastësishme, pasi në 5 ndeshjet e para në Evropë nuk ka njohur asnjë humbje.
Një meritë të vecantë për mos njohjen e asnjë humbje për veriorët ka padyshim edhe mbrojtësi i talentuar Roland Peqini, ose Daniel Alvesh i Kukësit, sikur e thërrasin tifozët dhe shokët e ekipit, ka spikatur këtë edicion me nën kampionët e Shqipërisë duke u kthyer në lider në repartin e mbrojtjes.Në 5 ndeshjet e para, Peqini ka qenë plotësisht në lartësinë e duhur duke treguar se është i aftë të ndalojë edhe shumë futbollistë me emër. Në prag të ndeshjes së radhës, Peqini shprehet se Kukësi do të kalojë Metalurgun me sukses.
Roland a e kishit menduar më parë një ecuri të tillë në Evropë?
Mbyllja me sukses e kampionatit, duke u shpallur nën kampion të Shqipërisë ishte një paralajmërim i qartë që do të spikasnim edhe në Evropë. Kemi punuar shumë duke dhënë maksimumin në cdo ndeshje dhe falë Zotit ja kemi dalë mbanë për t’u kualifikuar në turin e tretë.
Ju ndajnë vetëm dy ditë nga një tjetër histori suksesi, si ndiheni?
Sigurisht që ndihem shumë mirë, pasi po na shpërblehet gjithë mundi dhe djersa që kemi dhënë. Duket si ëndërr e pabesueshme, por falë mbështetjes së presidencës dhe punës së pa lodhshme të stafit teknik dhe grupit të futbollistëve sot jemi mes skuadrave më të mira të momentit në Evropë. Për Kukësin po flitet kudo.
Kush është strategjia e Kukësit në Ukrainë për të administruar rezultatin 2-0 të arritur në Tiranë?
Ne nuk do të luajmë përballë Metalurgut me idenë që jemi kualifikuar, përkundrazi do ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen duke zbritur në fushë për një tjetër fitore. Avantazhi 2-0 na qetëson shumë, po ashtu edhe largimi i trajnerit të Metalurgut, ç’ka tregon se kundërshtari po noton në ujëra të turbullta, duhet të përfitojmë nga ky moment.
Në ekip është afruar edhe Smajli, ndiheni i kërcënuar për formacionin?
Përkundrazi, i uroj mirëseardhjen Smajlit, pasi është një futbollist mjaft cilësorë dhe do të na ndihmojë shumë në arritjen e objektivave. Do të jetë një forcë e shtuar në një moment që lufta sa vjen edhe bëhet më e ashpër në Evropë.
Nëse do të kaloni Metalurgun, çfarë dëshire keni ekipin që do të ndesheni në ‘play-off’?
E rëndësishme është që Kukësi të kualifikohet për në fazën e ‘play – off’-it, më pas cfarë fati të kemi. Shpresoj që shorti të rezervojë një ekip të lehtë për t’u futur në fazën e grupeve, që do të ishte qershia mbi tortë për këtë edicion.
Në rast se presidenti Gjici largohet nga Kukësi për te Tirana dhe do iu bënte një ftesë a do ta ndiqnit?
Presidenti Safet Gjici për nga mënyrë se si e ka administruar dhe ngritur ekipin e Kukësit është një histori suksesi, e cila duhet të ndiqet edhe nga të tjerët. Përsa i përket fanellës së Tiranës, ajo është shumë e rëndë, pasi mbart shumë traditë dhe tituj të fituar. Nëse Gjici do më kërkonte dicka të tillë do isha i gatshëm ta pranoja.
/Shqiptarja.com