PEQIN- Një 31-vjeçar i shpallur i cili ishte në kërkim është arrestuar ditën e sotme. Në pranga ka rënë K.B., 31 vjeç, pasi akuzohet për " Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim.
Mësohet se 31-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë janë arrestuar më parë nën kërcënimin e armës së zjarrit ndaj rojes të një pike karburanti në Peqin , dyshohet se kanë vjedhur një sasi lekësh dhe disa litra karburant.
Dy personat e tjerë ishin ndaluar më herët nga policia, e ndërsa lokalizimi i K.B, u bë në Tiranë.