TIRANE - Brenda 2 viteve përfundon masterplani për gazifikimin e Shqipërisë. Kjo u bë e ditur nga ministri azerbajxhanas së energjisë, Natig Aliyev, pas firmosjes në Tiranë të marrëveshjes me homolugun, Damian Gjiknuri.
“Firmosëm me ministrin një dokument të rëndësishëm. brenda një muaji do të nisim edhe punimet për masterplanin për gazifikimin e Shqipërisë. SOCAR është duke bërë edhe studime fizibiliteti që do shërbejnë për këtë qëllim. Iu siguroj se brenda dy viteve do të përfundojë”- deklaroi ministri i Energjisë së Azerbajxhanit, Aliyev.
Ndërkohë ministri Gjiknuri theksoi se “dokumenti ka të bëjë me fillimin e gazifikimit të Shqipërisë. Që do të thotë se edhe Shqipëria do të ketë fitim real nga projekti”
Më tej ministri azer, Aliyev foli edhe për projektin e Gazit të Jugut, pjesë e të cilit është edhe TAP. Aliyev shprehu kënaqësinë që ka pasur bashkëpunim për projektin i cili arrin 45 bilion dollarë. Gjithashtu ai theksoi edhe njëherë se SOCAR do të realizojë gazifikimin e Shqipërisë.
“Jemi të lumtur që kemi pasur bashkëpunim edhe me vende e tjera të rajonit, për projektin që arrin 45 bilion $. Qëllimi ynë nuk është të sjellim vetëm gazin në Shqipëri, por edhe të realizojmë edhe gazifikimin e Shqipërisë. Kompania Kombëtare e Gazit SOCAR ka përvoja të ndryshme sa i përket gazifikimit, po përgatit teren edhe në Shqipëri.”- tha Aliyev.
Në përfundim të konferencës Gjiknuri shprehu kënaqësinë që po investohet për gazifikimin në Shqipëri, pasi është një investim i rrezikshëm.
Ndërkohë që ministri azer përfundoi fjalën e tij duke theksuar se Azerbajxhani ka një potencial të madh për të investuar në gjitha sferat e energjisë në Shqipëri.
Gjiknuri: Marrëdhënie edhe në fusha të tjera. Aliyev: Komiteti ekonomik në Baku në muajin shkurt
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi se ka me Azerbajxhanin ka nisur edhe një bashkëpunim intensiv, jo vetë për TAP, por edhe për projekte të tjera.
“Kemi pasur bashkëpunim intensiv me përfaqësuesit e Azarbajxhanit, jo vetëm për avancimin e TAP, por edhe për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Shumë shpejt do të organizohet edhe komiteti i parë ekonomik ku do të diskutohet për bashkëpunim. Nga ana tjetër Qeveria do të mbështesë. Kemi kërkuar që të mbështeten kompanitë shqiptare që të ndjehen në ekonominë shqiptare. Azerbajxhani partner i mirë dhe çdo zhvillim do ndihmojë ekonomitë tona.”- tha Gjiknuri.
Duke u u ndalur te komiteti ekonomik mes dy vendeve ministri azer, bëri të ditur se takimi i parë do të zhvillohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
“Është krijuar komiteti ndërqeveritar për të zhvilluar edhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Jemi shumë të kënaqur për krijimin e këtij grupi. Takimi i parë në Baku në shkurt të vitit të ardhshëm”- tha Aliyev.
Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Qeverise se Republikës së Shqiperise dhe Qeverise se Republikës së Azerbaxhanit në lidhje me bashkëpunimin për zhvillimin e Master Planit të Gazit të Shqipërisë
Thelbi i marrëveshjes për masterplanin e gazifikimit të Shqipërisë
SOCAR, në koordinim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Gazsjellësin e Trans-Adriatikut AG, së bashku me aktorët e interesuar nga Azerbajxhani, do të menaxhojë dhe financojë studimin e fizibilitetit (Studimi i Fizibilitetit) të GMPA-së. Studimi i fizibilitetit, midis objektivave të tjera, duhet të shqyrtojë opsionet e mundshme të GMPA-së, të identifikojë parakushtet teknike dhe tregtare për zhvillimin e master planit kombëtar të gazit, duke përfshirë një udhëzues të detajuar për infrastrukturën në pjesën e poshtme, transportin e gazit natyror dhe rrjetet e shpërndarjes, si dhe infrastrukturën shoqëruese, duke përfshirë por pa u kufizuar tek rezervat e gazit, terminalet e gazit të lëngshëm natyror dhe impiantet e prodhimit të energjisë në Shqipëri. SOCAR do të kontribuojë me ekspertizën dhe përvojën e saj më të mirë për realizimin e suksesshëm të Studimit të Fizibilitetit brenda grafikut të rënë dakord me Qeverinë e Republikes se Shqipërisë. SOCAR do të përdorë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të filluar Studimin e Fizibilitetit në kohën që do të bihet dakord ndërmjet Palëve (Data e Fillimit) dhe për përfundimin e tij jo më vonë se njëzet e katër (24) muaj nga data e Fillimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO