'Për arsye të sigurisë', ndalohet hyrja në Kosovë e makinave me targa serbe

'Për arsye të sigurisë', ndalohet hyrja në Kosovë e makinave me targa serbe

Qeveria e Kosovës tha se "pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe", ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen në territorin e shtetit të automjeteve me targa të Serbisë. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se pas ngjarjes që ndodhi të mërkurën në vijën kufitare me Serbinë, institucionet e Kosovës kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare.

“Për arsye të sigurisë, institucionet kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. Andaj, si hap i menjëhershëm është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me targa të Serbisë në Republikën e Kosovës, teksa vazhdon analizimi i situatës nga institucionet e sigurisë. Veprimet e radhës do të merren bazë të rekomandimeve institucioneve të rendit”, tha Kryeziu.

 


Lajmi kryesor:

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e makinave me targa serbe dhe mallrave nga Serbia


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit