Për ata që u tallën me fortifikimet e 'diktatorit'

Për ata që u tallën me fortifikimet e 'diktatorit'

Foto ilustruese

Vladimir Putin, nuk ka ndërmend të tërhiqet, edhe pse gjithë bota i është vënë kundër, duke mos kursyer sanksionet e rrepta ekonomike. Sulmi i parapërgatitur ndaj Ukrainës, nuk ishte surprizë as për Perëndimin, dhe as për ata që deri dje thonin se “bota e ka harruar luftën”. Të çmendur ka patur dje, ka sot, dhe do të ketë edhe nesër. Rëndësi ka që, të mos lejohen të vijnë në pushtet, apo të mos tolerohen “orekset” e tyre për ndryshime gjeopolitike. Lufta në Ukrainë nisi, dhe ka gjasa sipas analistëve ushtarakë “të zgjasë më shumë nga ç’pritej”. Kjo për faktin sepse Putin mbetet i vendosur (të paktën deri tani) në vendimin “për të arritur objektivat”. Putin, ditën e dytë të sulmit mbi Ukrainë, kërcënoi hapur fare vendet perëndimore me “kiametin”, duke kërkuar që ata të shihnin punën e tyre. Por lufta nisi, dhe duket sikur “troket” psikologjikisht paksa edhe në Ballkanin e trazuar disi. Ukrainasit zunë vendstrehimet dhe vendet e fortifikuara, që sipas dëshmitarëve atje “nuk janë të pakta dhe aspak të dëmtuara”. Ukraina është vendi, që ka përjetuar luftra të tmerrshme, duke mos harruar atë të Luftës Dytë Botërore, ku ajo asokohe ishte pjesë e BRSS.

Sikur të mos ishin bunkerët  dhe fortifikimet nëntokësore, me sulmet e pamëshirshme ruse, do të ishin vrarë deri sot, mijëra vetë të pafajshëm. Ata i kanë ruajtur vendstrehimet, vendet e fortifikuara, apo siç ne i quajmë  edhe sot me tallje “bunkerët e diktatorit”. Duke harruar se “diktatori” nuk do të jetonte me shekuj, dhe gjithçka do të mbetej pas tij, dhe në emër të “liri-demokracisë”, Sali Berisha i pari dhe shpura e tij e maskarenjve, sapo erdhën në pushtet, shpallën si “kauzë” të tyre  pas “çekut të bardhë”, edhe  “ç’ bunkerizimin e vendit nga Enver Hoxha”. Ai luftoi me mullinjtë e erës, deklaronte se “në gjithë vendin janë mbi 3 milion bunkerë” kur në fakt nuk ishin as 70 mijë, dhe u bëri thirrje shqiptarëve “shkatërroni gjithçka që i përket asaj kohe”. Një makabritet, një tmerr i padëgjuar. Dinamit, matrapik, dhe deri bomba janë përdorur për shkatërrimin e tyre, por ishte e kotë, pasi cilësisht ato ishin perfekte, pikërisht  për raste lufte. Por Sali Berisha, kishte një mision, dhe nuk mund të ndalej. Duhej të shkatërronte nga themelet, sistemin e fortifikimit, ushtrinë, bazat, tunelet, duhej shitur armatimi, municioni, duheshin shitur për skrap anijet ushtarake, flota detare, duheshin shitur topat, avionët, (ku disa prej atyre që ne kishim po i përdor akoma Ukraina sot), duheshin shembur pikat fortifikuese në zonat kufitare, dhe gjithçka të kthehej në zero.

Nën justifikimin “tash na mbron NATO”, Sali Berisha aspak nuk kishte një plan të tij, për ç’ka do të ndodhte me vendin pas shkatërrimit të asaj pasurie kombëtare. U bënë milionerë ai dhe ministrat e tij, por faturën e shkatërrimit të asaj pasurie që i takonte popullit, askush deri sot nuk po e paguan edhe sot. Në Kukës dhe Tropojë, gjatë luftës në Kosovë, me qindra familje u strehuan  në “bunkerët” e diktatorit, dhe nuk gjenin derman, pasi situata e rënduar nga i çmenduri Milosheviç, mund të rrezikonte edhe popullsinë e Shqipërisë. Sistemi i fortifikimit, mbetet një prej planeve kryesore të  programeve stradegjike të mbrojtjes në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe ato Europiane anëtare të NATO.

Përderisa në botë, ka akoma fushata të ethshme armatimi, përderisa në botë, madje në Europën tonë, ka akoma diktatorë që mendojnë jo paqen, por  rikthimin në perandorinë e dikurshme, që mendojnë zgjerimin dhe pushtimin, padyshim sistemi i fortifikimit mbetet një nevojë urgjente për çdo shtet dhe komb që aspiron  dhe mbron paqen, lirinë dhe pavarësinë e tij. Jemi tallur boll me “bunkerët dhe fortifikimet e diktatorit”, por nuk ka ardhur koha që të mendojmë   dhe veprojmë ndryshe, pas  ngjarjeve të dhimbshme dhe të rrezikshme në Ukrainë?

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksadros: 02/03/2022 05:29

    hani patate tashi hyyy

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 01/03/2022 22:07

    Asnje prej atyre qe Kane share enverin dhe fortifikimet si "paranoja te enverit",nuk duhet te lejohet te strehohet ne to.Perfshini ketu Edhe autoret dhe ideuesit e "bunkarteve".

    Përgjigju
  • Kajo: 01/03/2022 18:51

    Lavdi ne jet te jeteve atj njeriu shqiptarit me te madh i te gjitha koherave qe kur lindi bota e deri sa te shuhet ENVER HOXHA te ndrite shpirti atje ku je ...sa kollos qe ke qene ...cfar the dhe nuk u vertetua LAVDI.

    Përgjigju
    • Diana: 01/03/2022 20:25

      Enveri do te mbetet figure poliadrike ne zemren e popullit Shqiptar,I beri te gjitha Duke filluar nga cerdhe,kopshte,shkolla,gjimnaze,universitete,ambulance,maternitete,e spitale falas ne CDo cep te shqiperise,bunkiere e tunele per strehimin e popullsise,uzina,fabrija,kombinate mbushi rezervate shtetit zhduku analfabetizmin por me ne fund I dogji dhe I shkaterroi Sali Berisha me moton shkaterro CA te dale perpara,dhe e vulosi me hapjen e depove ne 1997 SA qe arriti deri aty qe ngrito verioret dhe I nisi te vrisnin Vloren e Ismail Qemalit,SA krime Jane bere,SA Ka hequr populli I shkrete,sot nuk gjen ne fshatra as edhe nje infermjeve te beje nje peniciline,ja pra SA shume beri Enver Hoxha per popullin e tije ,po keto te sotmit CA bejne edhe keto bejne shume vjedhin,pasurohen,bejne nderime e buste fashisteve dhe kolabricionisteve,dhe me e turpshmja ngrejne nje te tille edhe per Geraldine qe qendroj vetem nje bit ne shqiperi dhe u largua me floririn e vjedhur te shqiptareve,ja pra CA dallimi kemi kush asht Enver Hoxha ,

  • Demiri: 01/03/2022 17:31

    Bravo ????

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 01/03/2022 17:19

    E vërteta është që i kanë tallur me qëllim për të përmbushur detyrat e vëna nga Serbia. Kështu u veprua me gjithë ekonominë e vendit. Udhëheqësit, ideatorët dhe organizatorët e shkatërrimit kryen detyrat që u ishin vënë nga armiqtë e vendit, turmat zbatuese ishin truboshët ose trushplarët.

    Përgjigju
    • Lui: 01/03/2022 18:15

      Fiks.. Asnje presje nuk i heq..

  • Onika: 01/03/2022 16:53

    I pa harruar o Enver Hoxhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip