Për Berishën dhe Bashën të vetmet zgjedhje korrekte janë ato ku fitojnë ata

Për Berishën dhe Bashën të vetmet zgjedhje korrekte janë ato ku fitojnë ata

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike filloi përsëri të kërkojë zgjedhje të reja, duke u kthyer të këmbëngulë se të kaluarat kishin qenë të manipuluara. Më 2013 ishte qeveria e drejtuar nga PD që administroi zgjedhjet e megjithatë i humbi. Rezultati i votimit u njoh si i ligjshëm nga Sali Berisha, i cili në fakt vendosi të japë dorëheqjen, duke pranuar qartazi përgjegjësinë politike të disfatës.

Më 2017 zgjedhjet u administruan nga një qeveri teknike, në të cilën bënte pjesë edhe Partia Demokratike. Në përputhje më kushtet e imponuara nga opozita, PD kishte emëruar edhe ministrin e Brendshëm. Të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të pranishëm në KQZ dhe në komisionet lokale zgjedhore pranuan me firmën e tyre korrektësinë e votës. Por PD gjithsesi humbi.

Tani PD kërkon një qeveri tjetër teknike ose tranzicioni duke pretenduar se të dy zgjedhjet e mëparshme kanë qenë manipuluar. Por, edhe sikur të rikrijohej një qeveri teknike e dytë (si në 2017-ën) për të cuar vendin në zgjedhje te parakoëshme, e vetmja mundësi për PD-në që të konsiderojë të ligjshëm rezultatin, është që Partia Socialiste të humbasë. Pasi për Berishën dhe Bashën të vetmet zgjedhje korrekte janë ato, në të cilat fitojnë ata.

xy/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 19/02/2019 09:45

    Bile zgjedhje te tjera,pervec kur ata ishin ne qeverisje,deri kur humben, te rregullta,te lira e demokratike nuk mund te kete.vetem kur Rrumbpalla dhe nenbishti I tij kur fitojne,qofte edhe me vrasje,me vjedheje po se po, me gnjeshtra natyrshem, dihen e njihen cfare zgjedhje kishin e si u cmuan nga vezshguesit nderkombetar e vendor.

    Përgjigju
  • xhejms: 18/02/2019 23:37

    Zgjedhjet i humben dhe thone na i blene na i vodhen po me ke tallen keta plehra ministrin e brendshem keta e kishin dhe shume ministri te tjera.Kur doli rezultati i zgjedhjeve keta ngelen si m*t nuk ndiheshin mbas disa muajsh thoshin jo na i blene jo na i vodhen.Zgjedhjet me te ndershme te organizuara nga pd jane per bashkine e Tiranes ne 8 maj 2011 qe i fitoi Edi Rama me 10 vota para.Keta nuk shpallen rezultatin por e vonuan 2 deri 3 dite dhe pastaj filluan skenarin e votave ne kutine e gabuar me demek.Votat qe i futi shqupi ne kuti.Kjo eshte pd parti hajdute zgjedhjesh qe i ka vjedhur votat edhe ne 26 maj 1996.Parti hajdute dhe bandite.

    Përgjigju
  • Xxx: 18/02/2019 21:53

    Po sa i shemtuar je o Luli prit se po e mer pushtetin behu gati se po te pret karrikja e burgut se doi japesh edhe Ti lloga rite ketij vendi vetem ketu l'agenzia hesapet.

    Përgjigju
  • Hamza: 18/02/2019 19:48

    Kane frike nga Reforma ne Drejtesi, po u afron ora me shku me burg!

    Përgjigju
  • Lui: 18/02/2019 18:20

    Keta te PD jane ftuar ne mendere. Po nuk fitoi PD asgje nuk eshte e rregullt. Keta marrin rroge deputeti per te ber zhurme se punen nuk e njofin, te gjith ata qytetar qe votojn keta debila te PDs nuk jan te kthjeller ne mendje se nuk ke se si ta kuptosh ndryshe

    Përgjigju
  • Filobuzi: 18/02/2019 17:51

    PD ska fituar asnjehere-po asnjehere ama! As ne 1992 nuk fitoi. Ishte vete PS te ciles iu imponua nje kerkesa nga nderkombetaret per te mos fituar, sepse duhet te fitonte demokracia. Dhe mire bene ashtu. Por Berisha si femije i keq dhe qarraman, kujtoi se fitoi dhe donte te fitonte gjithmone. Madje kjo ide ju ngulit keq ne mendje saqe u be xhelat e vrases i popullit te vet dhe i opozites. Per te cdo njeri qe nuk adhuron Berishen duhet ndeshkuar e duhet vrare. Do Zoti ka ardhur kohe te kalbet ashtu ne harrese dhe ja pafshim femijet ne Burg. Kurse ate jo, e duam ta shohim te qelbur dhe te mbuluar nga mizat pa sherbim dhe pas shprese.

    Përgjigju
    • Lui: 19/02/2019 00:42

      Metroja, ne 2005 mos harro nje detaj jo pak te vogel.. Rreth dy vite me pare, pra diku nga 2003-2004 u krijua LSI.. Dhe PS pati goxha rrjedhje votash, qe i mori Ilir Meta. Keshtu qe praktikisht PD nuk ka fituar ndonjehere.. Se edhe ne 2009 ishte LSI qe e mbajti ne pushtet..

    • Metroja: 18/02/2019 18:29

      Ooo me gjith mend ? Po ne 2005 qe e votuan me deshire se Nano e dhiu fare, apo fol te flasim

  • Lulushi: 18/02/2019 16:14

    Plehat e kombit

    Përgjigju
  • redi: 18/02/2019 15:30

    Doktori ka te drejte, kur kerkon zgjedhje te drejta dhe demokratike ,por a ka kryer vet zgjefhje te tilla ne keto 30 vjet ? Djegja e mandateve nuk eshte rruga demokratike dhe europuane qe kerkojme por ne radikalja . Shqiotaret e urrejne dhunen ,dhe nuk e pranojne dhe kjo u pa dhe ne proteste , ku shumica rrinte e distancuar .E vetmja rruge per PD eshte rinovimi i lidershipit me njerez te afte dhe pa te kaluar te keqe mbi shpatulla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja