Për dhunuesit e Xhisielës dhe burrecët që duan të vijnë në pushtet përmes trupit të një gruaje

 Për dhunuesit e Xhisielës dhe burrecët që duan të vijnë në pushtet përmes trupit të një gruaje

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Mbrëmja e djeshme, si shumë të tjera këto kohë, na serviri një lajm tumbllas me trishtim dhe neveri. Trishtim për fatin e një vajze të re që jeton një histori dashurie me njeriun e gabuar, në mes të një province, e pambrojtur, e dhunuar dhe që e gjen veten kryefjalë lajmesh e partish politike, pas të vetmit akt legjitim që duhet nxitur të bëjë një vajzë/grua e dhunuar: denoncimit.

Për fat të keq, denoncimi që duhet t’i jepte asaj drejtësi, u tërhoq brenda 7 orësh, për t’u rikthyer si makth pas disa muajsh, publikisht. Rasti i saj “ra” në dorë të një partie që s’po ndalet dot nga të bërit gjueti shtrigash e kërkim kurbanesh për të “shëndoshur” Lulzim Bashën, krye-shëndetligun politik të opozitës.

Edhe këtë herë u shfaq i pamençur sa të kuptojë se do të kishte fituar pikë nga historia e Xhisielës (për këtë u nis), nëse do t’i ishte qasur kësaj historie me fuqinë që një opozitari (qoftë edhe shëndetlig politik) i jep të qenit njeri publik, burrë dhe baba i dy vajzave. Shqiptarët nuk janë të paditur dhe të gjithë sot në mëngjes janë munduar të ndajnë amatorizmin, pashpirtësinë dhe mashtruesin Lulzim Basha nga drama e një vajze që ka denoncuar dhunën ndaj saj!

E rrahur apo e përdhunuar, e kërcënuar me pistoletë në kokë apo thjesht me një fjali, këto të gjitha janë forma dhune dhe kushdo mbyll sytë para tyre është po aq fajtor sa dhunuesi. Pak rëndësi ka nëse dhunuesi është bir deputeti, bir roje, bir infermieri apo bir k…

Por të përdorësh pa asnjë dridhje qerpiku a dhimbje emrin, identitetin, fytyrën e një vajze të dhunuar për të përfituar një dyorësh kapital politik, do të thotë që verbimi opozitar i Lulzim Bashës e të tijve nuk njeh kufij! Falë Lulzim Bashës, Xhisiela sot është dhunuar dyfish! Falë tij, një vajzë e re sot do ta ketë më të vështirë jetën në këtë Shqipëri.

E kuptoj që të jesh akull emocionalisht nuk hyn dot në lëkurën e tjetrit. Nuk shqetësohesh as për degjenerimin në opinionin publik sa herë ndërton një histori për të krijuar një skenar të ri. Një njërën hyn Babale, në tjetrën Taulanti, Durimi, me shpresën se në fund dikush do të mendojë se ke gjetur rrugën e duhur për opozitë.

Po! Është në turpin e PS-së që në zona të vështira elektorale ende ruan disa fise me muskuj dhe sigurisht që “partia e Taulantit” sot paguan një çmim në publik edhe për këtë. PS-ja rezulton të ketë po aq nevojë për vetting, për pastrim gjaku dhe heqje dorë njëherë e mirë nga cubat e mirë që mbledhin vota. Po! Teatri politik në Shqipëri po i largon përditë e më shumë njerëzit e thjeshtë nga politika. Unë e kam të vështirë të kujtoj një seancë në parlament ku të flitet për njerëzit, e jo për Edi Ramën e Sali Berishën.

Sa për Lulzim Bashën, patetizmi i tij infantil politik nuk e shpëton dot nga damka e politikanit të vetëm kukull e të pashpirt politik! Intervista e Nuhut është si do donte Basha të ishte historia. Sepse për të, problemi nuk është të zbardhë çfarë i ka ndodhur Xhisielës, po pse nuk ishte aty Taulant Balla! Të presësh ndonjë shenjë empatie nga Lulzim Basha për gratë e dhunuara, fëmijët jetimë, nënat kryefamiljare, të pamundurit e të varfrit e këtij vendi, duhet minimumi ta dëgjosh të jetë i pari që propozon ligje e reforma për ta.

Por këto të duan të jesh politikan, jo biznesmen; njëri me shpirt, jo akull; frymëzues e jo frenues; lider e jo përçarës! Të jesh shembulli i munguar i njeriut me pushtet që ka ca rregulla etike, nuk mashtron po aq lehtë sa pi ujë, dhe që nuk çon familjen në pushtet e lë popullin në opozitë!

Xhisiela, e dashur! Nëse më lexon, mos qaj por bëhu e fortë e përbuzi të gjithë burrecët e këtij vendi, që përpjekjen tënde për të mbrojtur veten e përdorën me aq lehtësi sa përdorin mikrofonin për gënjeshtra!/Tiranapost/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 01/10/2018 11:13

    Monstrat,te pafytyret

    Përgjigju
  • Akrepi: 29/09/2018 20:19

    Ivetmi vleresim per ju Kazhani,eshte se se paku fole,pa sec the ,s'ka asnje rendesi.S'kam degjuar asnje femer nga e majta te thot se paku nje fjale per Xhisielen.Se paku-te shkuara moj ti-.Gjith energjit tuaj i harxhoni duke nem e mallekuar te diathten.Nuk ecet perpara duke derdhur lum vreri per tjeterin.Duke perdorur ligesine,s'perfiton tjeter gje vec vesit dhe barbarise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën