Largimi i Edy Reja-s pas dështimit në Ligën e Kombeve? FSHF: Trajneri nuk lëviz nga kombëtarja, po mendojmë për kualifikueset e Europianit

Largimi i Edy Reja-s pas dështimit në Ligën e Kombeve? FSHF: Trajneri nuk lëviz nga kombëtarja, po mendojmë për kualifikueset e Europianit

Trajneri i Kombëtares Edy Reja

Luigi Di Biaggio nuk do jetë trajner i kombnëtares shqiptare të paktën tani shpejt. FSHF nëpërmjet një postimi ka mohuar spekulimet për largimin e Edy Reja-s dhe zëvendësimin e tij me italianin tjetër.

Federata sqaron se po mendon kualifikueset e Euro 2024 me trajnerin aktual, i cili dështoi të arrinte objektivin në Ligën e Kombeve, duke u renditur i tret inga tre skuadra që ishin gjithsej.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt,”-shkruan FSHF.

Në ndeshjen e fundit të kombëtares Islanda barazoi në minutën e 97, duke zhvlerësuar golin e realizuar nga Emir Lenjani në pjesën e parë dhe duke shënuar në këtë mënyrë një rekord negativ me 10 ndeshje pa asnjë fitore për Kombëtaren Shqiptare.

Ne.k./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiperi etnike: 03/10/2022 14:18

    Problemi fillon te kupola mafioze ...pastaj te matufi pak

    Përgjigju
  • Gjergj: 03/10/2022 12:49

    Pa ndèrhyrè SPAK nè radhèt e FSHF, nuk ka nè atè kombètare ASGJÈ qè mund tè ndrisè. Politika shqiptare, nuk ka autoritetin moral, pèr tè mos thènè qè èshtè udhèhequr edhe vetè deri mè sot me "etikèn" e pularive tè Armando Dukès, pèr tè krijuar klimèn e pèrshtatshme politike, ku moçali FSHF, nuk kalonte dot mè pa hyrè nè sitat e drejtèsisè. Idealizmi i lojtarève shqiptarè qè luajnè jashtè, dashuria e tyre pèr Shqipèrinè, nuk mjaftojnè mè, pèr tè patur suksesin e nevojshèm qè pasqyrohet nè rezultate. Kompleksiteti dhe ndèrthurja e gjithçkaje qè pèrbèn futbollin profesionist, nuk mund tè bèhet me figura si Duka. Me ta, degjenerimi merr vetèm formèn e pèrkryer dhe gjithçka nè lidhje me kombètaren shqiptare, humb lidhjen emocionale me shqiptarèt. Ky èshtè dèmi mè i madh qè shkaktojnè njerèz tè tillè allaturka.

    Përgjigju
  • Emigranti: 03/10/2022 06:29

    Sa turp, neqoftese do vazhdohet me kete trajner duhen bojkotuar ndeshjet,ky lloj president federate nuk ka interes qe kombetarja te eci perpara.

    Përgjigju
  • Iris: 03/10/2022 00:32

    Nuk e ka fajin Reja pse jemi te paafte per te luajtur futboll.Para disa ditesh me pelqeu shume deklarata qe tifozet kuq e zi u kishin bere lojtareve te kombetares.Edhe trainjeri me i mire ne bote,nuk do te kishte bere deklarate me te bukur.Kombetares i duhet terhequr veshi shpesh per paraqitjen shume te dobet qe vazhdon te beje.

    Përgjigju
  • sofi: 02/10/2022 20:11

    FSHF eshte kthyer ne shpk ,ku merren vendime jo sipas llogjikes ,por sipas tejeve te drejtuesve .Jeni autoritet shteterir qe pagueni nga tjsat e sgqiptareve dhe keni detyrim ligjor dhe kushtetues per llogaridhenie para popullit.Reja erdhi punoi dhe dha asnhe rezultat pizitiv!Ne cfar te drejte ju e mbani .Parate pagihen nga shteti dhe ju beni oashain . Tifozet diget te zgjedhin armen me te forte te abandonojne shkallet e syadiumi ku luan kombeyarja.Shqiperia ka treiner te mrekullueshem qe mund te japun shume me teper se te huaht

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/10/2022 18:18

    Kriminel të pështirë, e shkatrruan edhe kombëtaren ….!

    Përgjigju
  • Opionisti: 02/10/2022 18:16

    Nyk ike reja ku mund te jemi kapionate perbashke kosove shqiperi te hiqete tranjeri 1valbone te vihete adrian mema 2 te hiqete tranjeri bulqisa te vihete shpetim duro te biqete tranjere vora te astrite havisi te hiqete tranjeri gjirokater te vihete tranjere shkelqim muca te hiqete tranjeri memalia te vihete tranjere hasan lika te hiqete tranjeri shkumbini te vihete agusti kola te hiqete tranjeri laberia te vihete devi muka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale