Për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço nisma e qeverisë për pagimin e energjisë më shtrenjtë për familjet që kalojnë 700 kWh është normale në këto kushte të vështira të krizës energjetike që po përjetojmë prej shtatorit.
Ai tha se kjo nismë ka për qëllim të mbrojë jo vetëm familjet e varfra, por edhe ato mesatare, megjithëse ende është vakët, pasi edhe vetë qeveria nuk e ka vendosur si do të procedohet.
“Është bërë një studim dhe aq shkon konsumi i familjeve mesatare. Thelbi është për të mbrojtur jo vetëm familjen e varfër, por edhe atë të mesme. Çmimet me të cilat shitet tek konsumatori dhe ajo që blihet ka një diferenca të madhe, është thuajse dyfishi. Qeveria ka qenë shumë e vakët në deklarata, ende nuk ka përcaktuar se pse është gjetur kjo vlerë. Nga është bërë ky studim?”, tha ai.
Duke folur për emisionit “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj ai tha se Shqipëria duhet të diversifikojë gjeografikisht prodhimin e energjisë si edhe atë të burimeve, duke nënkuptuar se nuk duhet vetëm të prodhohet në veri, por edhe në jug. Ai shtoi se problemi ynë kryesor është keqmenaxhimi i burimeve dhe energjisë që prodhojmë, ndërsa shtoi se 20% e energjisë Shqipëri humbet dhe pjesa më e madhe vidhet.
“Thelbi është që nuk po mbulon dot nevojat e saj të brendshme. Shqipëria prodhon gjatë ditës dhe gjatë natës, gjatë natës konsumi është i ulur, por problemi është që ajo akumulohet dhe jemi të detyruar ta shesim me një çmim të ulet, ndërsa gjatë ditës që e kemi nevojë jemi të detyruar ta blejmë, pasi nuk kemi mjaftueshëm. Shqipëria nuk po i menaxhon si duhet resurset e veta. Konsumi i energjisë harxhohet në jug, ndërsa prodhohet në veri. Shqipëria ka 20% të energjisë humbet dhe pjesa më e madhe vidhet. Duke marrë në konsideratat humbjen, kërkohet diversifikimi gjeografik i prodhimit të energjisë. Jo vetëm në veri, por edhe në jug aty ku edhe harxhohet, nëse diversikiojmë edhe burimet, pra diellin dhe erën, atëherë ne kemi kapacitete e duhura.”, tha eksperti.
Muço sqaroi se vendi ynë blen energji shumë shtrenjtë kur nuk ka dhe shet shamë lirë kur nuk ka ku ta depozitojë.
“Shqiëpria ka mungesë të prodhimit rreth 25% të energjisë importohet nga jashtë me një çmim të marrë, për shkak të keqmenaxhimit.”, u shpreh ai.
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
84.6%
-
Pak
13.5%
-
Nuk kam mendim
1.9%
Vota total: 52
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bisedimet në Riad për luftën Rusi-Ukrainë, Krisafi: Armëpushim i pjesshëm ndaj objekteve të energjisë dhe porteve, SHBA ka qasje pozitive ndaj Kremlinit
24 Mars, 19:57
-
Raporti i DASH fundosi Berishën, Ngjela: Saliu ka devijacion psikik, e ka kap deliri i personit nën akuzë! Duket se i ka çuar Trumpit njerëz me çanta, e di si veten
24 Mars, 18:36
-
Dosja 'Gërdeci'/ Beqiri: E lënë në heshtje, vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha! Një prokurore brenda SPAK i jep informacione Këlliçit
21 Mars, 17:57
-
'Janë vetëm dëshira'/ Premtimet e PD-së 'përplasin' ekonomistët në studion e Report Tv, Çoçoli: Ku do i gjejë Berisha paratë për 1200 euro pagë mesatare?
20 Mars, 20:11
-
"S'i duroj dot hajdutët!' - Aleati i 'Shqipërisë Madhështore' kundër Berishës, tregon prapaskenat e negociatave: Takova Nokën dhe... në listë futi njerëz të Sorosit, ne na la jashtë
20 Mars, 19:55
-
Alibeaj në Report Tv: S'kemi financime, fushatën për ‘Djathtas për Zhvillim’ e bëj me pagën time! Ja pse vura në lista të mbyllura 2 vajzat e nënën, garancinë që u dhamë kandidatëve
20 Mars, 18:13
-
Selami Jenishehri braktis koalicionin 'Shqipëria Madhështore': Do çoj Berishën në SPAK, mori vetëm firmën, s'na pyeti për listat e kandidatëve
18 Mars, 20:23
-
Masakra e Gërdecit/ Meçe: Berisha bleu heshtjen e familjeve të viktimave me mbi 20 mln euro, armatimi shqiptar shkonte në Hamas! Iu vu zjarri që të ndërpritej trafiku
18 Mars, 18:49
-
E lanë jashtë listave, Sula në Report Tv: Demokratët humbën shansin të marrin mandatin e 6-të në Elbasan, Lapaj të parin! Nëse Berisha e mban peng, PD ikën me të në arkivol
18 Mars, 17:50
-
Masakra e Gërdecit/ Ngjela për Report Tv: Berisha dhe familja e tij drejtonin biznesin! Pres që SPAK ta çojë çështjen deri në fund, erdhën prova të reja
17 Mars, 18:27
-
‘Në PD nuk u bënë primare’, Çollaku në Report Tv: Ishin votë brenda partisë, duhej debat politik! Nëse marrim më pak se 18 mandate në Tiranë, do ishte dështim
17 Mars, 17:46
-
Drejtësia/ Demalia në Report Tv: Me standarde të dyfishta, Berisha ka shkelur çdo ligj, të ishte në burg! Ols Dado dyshime se ka lidhje me Greqinë
14 Mars, 19:05
cudi qe te gjithe ekspertet qe dalin flasin per energjine sjane fare inxhinier elektrik. kjo ska llogjike
Përgjigju