Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetin social edhe një video pak pas përurimit ku mori pjesë për urën e re në Kukës, ditën e sotme (4 Nëntor).
Kreu i qeverisë pati edhe një mesazh për “ata që shajnë”, duke i konsideruar si “syri i keq” dhe nxitur që të shajnë sa më shumë, sepse kështu “na shtoni inatin për punë”.
Rama iu referua kritikave dhe akuzave të “atyre që thonin se ura u ndryshk”.
Postimi i kryeministrit Rama në Facebook:
“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT.
Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”.
Jane ndare detyrat ca merren me shpifje ca merren me sharje ca merren me mbyrrje ca kercenojn ca imitojn dhe ne fund te dites askush nuk kujtohet se duhet punuar!! Pune te mbare te gjithe atyre qe kane marre pergjegjsin e puneve mbi shpatulla dhe nje clodhje te rehatshme dembelave qe mengjes drek dark rrine ne tik tok e facebook ku me 20 euro blejn 10.000 like ne Bagladesh e Pakistan!!Jo cdo gje ne social media eshte reale!
Përgjigju