Për herë te parë në SHBA, një 18-vjeçar zgjidhet kryebashkiak

Për herë te parë në SHBA, një 18-vjeçar zgjidhet kryebashkiak

Jaylen Smith

SHBA- Një 18-vjeçar, student i vitit të parë është tani kryebashkiaku më i ri me ngjyrë në historinë e SHBA-së, pasi mundi kundërshtarin e tij në një qytet të vogël të Arkansas.

Jaylen Smith, një e sapo i diplomuar në shkollën e mesme “Earle”, u shpreh se megjithëse ishte i sigurt se do të fitonte balotazhin e zgjedhjeve të martën, ai ishte ende i suprizuar dhe nuk i besohet kur mori lajmin për fitoren.

Ai do të jetë kryebashkiaku i Earle, një qytet me pak më pak se 2,000 banorë, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2020 , pranë Memphis, Tenesi.

“U ndjeva shumë mirënjohës! Pata reagimin më të çmendur të fytyrës kur fitova! Ishte një bekim i tillë,” tha Smith për NBC News, duke shtuar se prindërit e tij janë krenarë për të dhe e kanë mbështetur fushatën e tij “në çdo hap të rrugës”.

Smith mori 218 vota ndërsa kundërshtari i tij, Nemi Matthews Sr., fitoi 139, sipas The Hill . Smith tha se ai vendosi të kandidojë për kryetar bashkie në fillim të vitit të tij të fundit, me inkurajimin e kolegëve të tij anëtarë të shoqatës së qeverisë studentore. Ai tha se e kupton plotësisht rëndësinë historike të fitores së tij.

“Ndihet e mrekullueshme. Brezat dhe gjeneratat e njerëzve do të lexojnë për këtë moment historik”, tha ai.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum