Përflitet prej shumë muajsh se Loredana ëhstë në pritje të ëmbël, dhe tashmë kësaj pritjeje po i vjen fundi. Partnerja e reperit shqiptar Mozzik, është filmuar nga persona të pranishëm në supermarket teksa po bënte pazarin. Dhe ajo që bie në sy është sigurisht barku i saj i rrumbullakosur.
Kujtojmë që vetë reperja e bëri publik ardhjen e bebes teksa në një urim për ditëlindjen e partnerit të saj, Gramoz Aliu i tha tekstualisht: "Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them", duke lënë të kuptohej që shumë shpejt një bebe po vjen në jetë.
Komento