Familje të trajnuara e të certifikuara do të mund të marrin në kujdestari alternative fëmijë të kategorive të ndryshme, që nga ata të braktisur apo që nuk i kanë prindërit, e deri tek fëmijët me aftësi të kufizuara. Vendimin për kujdestarinë e jep gjykata, ndërsa familjet do të paguhen dhe do të jenë në monitorim nga shteti.
***
Për herë të parë, duke nisur nga viti i ardhshëm në Shqipëri do të hyjë në zbatim ligji për Kujdestarinë alternative. Familjet që do të plotësojnë kriteret, do të trajnohen dhe të marrin licencë për të marrë nën kujdestari të mitur në risk, apo me aftësi të kufizuara. Vitin e parë të aplikimit të ligjit, pritet të kemi 173 familje kujdestare në nivel kombëtar.
“Familjet profesionale do të marrin pagesë nga shteti, dhe do të jenë nën monitorim gjatë gjithë kohës, nga strukturat shtetërore”, tha Denada Seferi.
Fëmijët do të mund ta zgjedhin vetë familjen ku duan të jetojnë, por vendimin do ta japë gjykata. Kostoja nga viti 2026 kur ligji do të hyjë në fuqi e dri në vitin 2028 do të jetë 400 milionë lekë. Prindi duhet të jetë në moshë madhore, me zotësi të plotë për të vepruar, me shtetësi shqiptare e vendbanim të përhershëm, ndërsa nuk duhet të jetë në moshë pensioni.
Komente



