Për herë të parë në jetë, gruaja më e gjatë në botë udhëton me avion
Rumeysa Gelgi me nënën e saj në avion
Me një rregullim të vogël të ndenjëseve, Rumeysa Gelgi më në fund hipi në një aeroplan për herë të parë në jetën e saj. Nuk ishte një rrugë e lehtë, por gruaja më e gjatë në botë e bëri udhëtimin e saj të parë me avion dhe ky ishte një moment të cilin 25-vjeçarja do e mbajë mend gjatë.
Gelgi, e cila është në Librin e Rekordeve Guinness për shkak se është 2.15 metra e gjatë duhet të udhëtonte në SHBA për të bashkëpunuar me Guinness për një event dhe për të ndihmuar në zhvillimin e karrierës së saj profesionale si programuese dhe për këtë, 6 ulëse në avion u zëvendësuan me një barelë duke ia bërë ëndrrën realitet. Në këtë udhëtim 13 orësh për në San Francisko, ajo u shoqërua nga nëna e saj.
"Ky është fluturimi im i parë me avion dhe udhëtimi im i parë jashtë shtetit. Sepse siç e dini, opsioni i udhëtimit si pasagjer me barelë është përgjithësisht i rezervuar për pacientët që transferohen nga një repart në tjetrin. Është një alternativë për pacientët që referohen nga një spital në tjetrin dhe kanë nevojë për ambulancë. Megjithatë, për shkak se nuk mund të rrija ulur për periudha të gjata kohore për shkak të skoliozës më duhej të fluturoja me barelë”, tha ajo.
Gelgi jeton në Karabük, Türkiye, rreth 200 kilometra (124 milje) në veri të kryeqytetit, Ankara. Ajo thotë se po përdor titullin e saj të rekordit botëror për të mbrojtur dhe rritur ndërgjegjësimin si për sindromën Ëeaver, nga e cila ajo vuan, ashtu edhe për skoliozën. Ndërkohë, interesant është fakti që në Turqi jeton edhe burri më i gjatë në botë, ai është Sulltan Kosen, i cili është 2.51 metra.
Rumeysa Gelgi gjatë udhëtimit të saj me avion
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
48.2%
-
Gafë
47.6%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1867
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bird Strike: Pse përplasjet me shpendët janë rrezik për avionët?
4 Janar, 11:22
-
Kaliforni, avioni përplaset me një magazinë, 2 të vdekur, 20 të plagosur
3 Janar, 14:36
-
Avioni doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, Korea e Jugut do të dërgojë në SHBA ‘kutinë e zezë’! 179 pasagjerë ndërruan jetë
1 Janar, 15:26
-
Avioni doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, Korea e Jugut hetim special me autoritetet në SHBA! 179 pasagjerë ndërruan jetë
30 Dhjetor 2024, 12:34
-
Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 13:13
-
Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni me 155 pasagjerë bën ulje të detyruar në Beograd
29 Dhjetor 2024, 08:36
-
Korea e Jugut/ Avioni del nga pista, përplaset me murin dhe shpërthen në flakë, 179 të vdekur, 2 të mbijetuar! Presidenti shpall 7 ditë zie kombëtare (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 08:12
-
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 09:37
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor 2024, 17:52
-
Jemen/ Izraeli bombardon aeroportin e Sanas, kreu i OBSH i mbijeton sulmit dhe rrëfen tmerrin: Po hipnim në avion, u plagos anëtari i ekuipazhit, 2 të vdekur!
26 Dhjetor 2024, 17:02
-
Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 67 pasagjerë në bord! 38 viktima dhe 29 të mbijetuar! Detajet e para nga hetimet (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 08:46
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21