TIRANË- Për herë të parë, vendin tona ta vizitojë një president nga Estonia. Me ftesë të Presidentit, Bajram Begaj, më 7-9 qershor 2023, viziton Shqipërinë, Presidenti Alar Karis. Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Estonisë në Shqipëri dhe një ngjarje e shënuar në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.
Sipas axhendës së vizitës, pas ceremonive të mirëseardhjes, që do të zhvillohen më 7 qershor 2023, ora 15:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të kryesojnë delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar. Në fund të takimeve, të dy Presidentët do të kenë dhe një dalje të përbashkët për mediat.
Në qendër të bisedimeve do të jenë nevoja e nxitjes së mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe qeverisjes elektronike, por edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, integrimi evropian i Shqipërisë dhe i vendeve të këtij rajoni, si dhe ndikimi i agresionit ushtarak rus në Ukrainë, për Estoninë dhe rajonin e vendeve Balltike por edhe të Ballkanit Perëndimor.
Më 9 qershor, të dy Presidentët do të ndjekin një stërvitje të përbashkët kibernetike të ekspertëve nga Estonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti i Estonisë do të takohet edhe me autoritetet e tjera të larta shqiptare, si dhe do të vizitojë edhe qytetin e Beratit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.6%
-
Jo
17%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3050
Lajme të tjera
-
Përcillet sot për në banesën e fundit ish-presidentit italian Giorgio Napolitano, ceremonia dot mbahet në Romë! Merr pjesë edhe Begaj
26 Shtator, 09:10
-
Begaj niset drejt Italisë, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit Giorgio Napolitano
26 Shtator, 08:56
-
Tensionet në veri të Kosovës/ Shpëtim Idrizi, thirrje Presidentit Begaj: Mblidh urgjent Këshillin e Sigurimit Kombëtar!
24 Shtator, 17:59
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Begaj takim me Lajçak në New York: Shqipëria e vendosur të luajë rolin e saj për rikthimin në tryezën e dialogut
23 Shtator, 17:53
-
Begaj takohet në Nju Jork me Mbretin e Jordanisë, në fokus nxitja e bashkëpunimit në fushën ekonomike
23 Shtator, 17:41
-
Begaj për 'VOA'-n: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetëizolim
22 Shtator, 18:35
-
Begaj i kërkon homologëve të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, njohjen e Kosovës
22 Shtator, 16:43
-
Lajçak takon Begajn: Vlerësoj qëndrimet e presidentit shqiptar për dialogun Kosovë-Serbi
22 Shtator, 07:40
-
Begaj në Asamblenë e OKB: Shqipëria e Kosova kanë mbrojtur paqen mbi tensionet dhe konfliktet, të shqetësuar për krizat që përsëriten mes fqinjëve
21 Shtator, 22:05
-
Bajram Begaj në Asamblenë e OKB: Platformë unike për bashkëpunim global! Njihni pavarësinë e Kosovës
21 Shtator, 21:43
-
Begaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres
21 Shtator, 19:42
-
Begaj takohet me Presidentin e SHBA-së Joe Biden: Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash
21 Shtator, 13:38