Televizioni rus theu heshtjen për herë të parë që mbante deri tani rreth pranisë së ushtarëve rus në Ukrainë, duke publikuar një reportazh mbi një ushtarë rus të vrarë në lindje.
"Sot në Kostroma, zhvilluam ceremonitë mortore për Anatoli Travkine. Po bëhet një muaj që është nisur për në Donbas dhe vdiq duke luftuar", shpjegon prezantues i kanalit televiziv "Pervy Kanal", njëri nga më të rëndësishmit në Rusi.
"Zyrtarisht ai ishte në pushim, kur ai vdiq", thotë prezantuesi duke theksuar se ushtari nuk kishte folur mbi projektin për të vajtur në lindje të Ukrainës as me nusen e tij, me të cilën sapo u martua, as me hierarkinë e tij ushtarake.
Ndërkohë që dëshmitë e të afërmve të ushtarëve të plagosur, të vrarë apo të zhdukur prej shumë ditësh në lindje të Ukrainës po shtohen në rrjetet sociale.
Ndërsa media ruse, shpesh e penguar nga Kremlini, ka ruajtur në pjesën më të madhe heshtjen mbi këtë çështje./ATSH/
/Shqiptarja.com