Pasi një pronë ti nënshtrohet procesit të rivlerësimit, vlerës së saj do ti ulet 1% për cdo vit vjetërsie.

“Për të ndihmuar qytetarët, ne marrim një shembull, e zëmë se kemi një pasuri të blerë në 2006, me vlerë 60.000€, sot vlera minimale fiskale e kësaj pasurie është 100.000€. Në momentin që aplikon në Kadastër për ta rivlerësuar me vlerë minimale fiskale, për sa kohë që kjo pronë e ka marrë certifikatën e parë në 2006, deri në 2026-ën janë 20 vite të plota përdorimi. Kështu që lind automatikisht detyrimi që të aplikohet menjëherë 1% zbritje nga vlera minimale fiskale për çdo vit. Pra 1% për çdo vit i bie 20% ulje.  Nëse çmimi i referencës i pronës tuaj është 100.000€, i zbritet 20% amortizimi dhe do të rivlerësohet 80.000€. Pas kësaj në kartelën e pasurisë regjistrohet vlera  80.000€ dhe ju do të paguani për diferencën midis 60.000 euros dhe 80.000 euro 5% tatim të 20.000 euroshit, që është 1.000 €”, shpjegon Pipiria.

Njohja e amortizimit për ekspertin Fatos Çoçoli do të sjellë ulje të çmimeve të apartamenteve.

“Mendoj se ndihmohen me 1 të 5 ata që duhet të blejnë shtëpi, dhe nuk është pak aq më tepër për të rinjtë tanë që do kontaktojnë një agjenci për të blerë një apartament të amortizuar”, tha Çoçoli


Lajmi kryesor:

Nis rivlerësimi i pronave por me çmimet e vjetra! Në 60 bashki referencat janë të 2016-ës, Shoqata e Pasurive të Paluajtshme: Afati të zgjatet deri në fund të 2027-ës