SPECIALE/ Për herë të parë pianistët shqiptarë përballen me ata të huaj! Konkursi ndërkombëtar 'Unë e adhuroj Shopenin' nxjerr në pah mangësitë

Elegancë, ndjeshmëri dhe shkëlqim teknik. Ky është Frederik Shopen, një nga poetët më të mëdhenj të muzikës për shkak të imagjinatës së tij dhe mjeshtërisë së madhe mbi pentagram.

Për herë të parë pianistët shqiptarë u ballafaquan me shkollat e tjera të muzikës në Evropë në një konkurs ndërkombëtar, me pjesë sfiduese që ofron kompozitori polak-francez. Konkursi, kushtuar talenteve të rinj, solli në Tiranë më shumë se 100 pianistë jo vetëm nga Shqipëria por edhe Kosova, Mali i Zi, Polonia, Kroacia, Italia, Gjermania, si dhe Gjeorgjia dhe Japonia. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe fitues të garave të tjera ndërkombëtare të pianos.

Pianistët u ndanë në disa kategori moshe: fëmijë dhe të rinj që po mësojnë të luajnë piano, të rinj që aspirojnë karrierën e pianos dhe pianistë në vitet e para pas diplomimit. Që secili të vlerësohej denjësisht, ishte përzgjedhur një juri ndërkombëtare duke përfshirë një të ftuar speciale nga Polonia, Prof. Maria Gabryś-Heyke, Ph.D. profesor në Universitetin e Muzikës Shopen në Varshavë.  Një pikë kryesore e detyrueshme e programit ishin veprat e përzgjedhura nga Shopen, për të cilat juria vlerësoi të gjithë pjesëmarrësit. Nuk munguan edhe interpretimet e veprave të kompozitorëve shqiptarë për piano të interpretuara nga pjesëmarrës të huaj.

Në grupin e fëmijëve spikati 8-vjeçari Ei Fujimori nga Japonia i cili u vlerësua edhe me çmimin e parë. Ndërsa në grupin e të rinjve fitues doli Nemanja Radulovic nga Mali i Zi. Ky konkurs i ideuar dhe drejtuar nga Maestro Zhani Ciko, u bashkë financua nga Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë, Instituti Italian, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Në finalen e konkursit, tre pianistët më të mirë konkurruan për vendin e parë, duke interpretuar pjesën e parë të një prej koncerteve për piano të Shopen të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Radios dhe Televizionit të Shqipërisë nën drejtimin e dirigjentes polake Sylëia Janiak-Kobylinska.  Çmimin e parë në konkurs e fitoi pjesëmarrësi polak Maciej Domagała, çmimin e dytë juria iu dha Ilaria Picci nga Italia dhe çmimi i tretë iu dha Giulia Loperfido gjithashtu nga Italia.

Krahas çmimit kryesor të konkursit “J'adore Chopin”, u ndanë edhe disa çmime speciale. Në thelb ky konkurs është zhvillimor për shkollën e pianos në Shqipëri. U jep mundësi të përballen me shkollat evropiane e më gjerë përpara një jurie të specializuar që detajon gjithçka me qëllimin e vetëm: që publiku të shijojë muzikën e vërtetë të kompozitorëve të mëdhenj.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I.da: 23/03/2025 14:13

    Si ne cdo lende mesimore ku nxenesit shqiptare jane pertoke me cilesine,ja erdhi edhe rradha e artit,pianos ne kete rast. Keshtu eshte kur arti perdoret per biznes ose favore te mesuesve ndaj femijeve te kengetareve,tenoreve,pianosteve,etj.duke mos ju dhene mundesi e perkushtim talenteve te verteta....Turp per gjithe ata pseudo -mesues pianoje qe bejne pazare per interes te tyre....e mbi te gjitha mbahen aq lart sa nuk jane ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli