Matura shtetërore/ Për herë të parë, korrigjimi do të jetë elektronik! Gjini: Do shtohen masat e sigurisë

Për herë të parë në Shqipëri, korrigjimi i testeve të maturës i është besuar teknologjisë. Drejtoresha e përgjithshme e politikave në arsim pranë ministrisë, Zamira Gjini në një intervistë për Report Tv ka prezantuar ndryshimet që do të pësojë ky proces.

Këtë vit, 36 mijë maturantë do t'u nënshtrohen 4 testeve të detyruar, një më pak se matura e kaluar e ndërsa do t'u përgjigjen dhe 20 pyetjeve alternative, këto të fundit të korrigjuara nga një pajisje teknologjike.

Gjithashtu, Gjini ka theksuar se do të krahas ndryshimeve në test, do të ketë edhe masa të shtuara sigurie gjatë kohës kur zhvillohet provimi. Ajo u ka bërë thirrje maturantëve të heqin dorë nga çdo metodë kopjimi, pasi do të ketë penalitete.

“Këtë vit ka një provim me zgjedhje më pak, pra maturantët nuk kanë 5 provime të maturës shtetërore por kanë 4 provime, 3 të detyruara dhe një provim me zgjedhje. Unë gjej rastin këtu t’i bëj thirrje edhe njëherë maturantëve, dhe prindërve të tyre të bëjnë kujdes në ditët e provimit, të mos marrin celularë me vete pasi do të ketë një administrim dhe një kërkesë të lartë për të menaxhuar maturën shtetërore. Ajo që ka ndryshuar sivjet, është edhe mënyra e korrigjimit të testeve të maturës shtetërore, pasi QSHA, do të realizojë për herë të parë, korrigjimin e pyetjeve me alternativa në mënyrë të dixhitalizuar, nëpërmjet skanimit, e cila rrit më shumë sigurinë e korrigjimit të këtyre testeve “, tha për Report Tv Gjini.

Datat kur do të zhvillohen 4 testet e maturës janë 7 qershor, provimi i gjuhës së huaj; 12 qershor provimi i letërsisë dhe gjuhës shqipe;17 qershor provimi i matematikës dhe përfundon me lëndët me zgjedhje të cilat do të zhvillohen në datën 24 qershor.   

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë