GJIROKASTËR - Ka nisur në Gjirokastër rilevimi me lazer-skaner i objekteve monumentale. 

Ky proces pune ka të bëjë me hedhjen në hartë më përmasa të sakta të dhënave të objekteve monumentale, teksa më pas bëhën projektet për restaurimin e tyre. 

Një grup specialistësh arkitektë dhe inxhinierë nga Turqia, po kryejnë rilevimin e Pazarit Karakteristik në zonën muzeale, xhamisë e medresesë si dhe kështjellës së qytetit.

Pas përfundimit të këtij rilevimi do të prezantohet projekti përfundimtar, ku do të behet skanimi i gjithë Pazarit Karakteristik, ndërsa është kërkuar dhe bashkëpunimi i biznesit dhe drejtuesve të mjeteve për të minimizuar qarkullimin në këtë pjesë qytetit deri në përfundim të këtij procesi.


Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)