Për herë të parë 'Shpirti i Ballkanit' në Korçë, Maqedonia merr Çmimin e Madh

Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë jomateriale, nxjerrja në pah e vlerave folklorike që mbart “Rajoni i Ballkanit” kanë qenë këto shtysa për të sjellë në qytetin e Korçës, për herë të parë në llojin e tij, Festivalin Folklorik Ballkanik. “Shpirti i Ballkanit” ka çelur siparin në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës për të treguar se vlerat folklorike janë aq të përbashkëta, sa mund të përmblidhen në një fjalë, në një shpirt të vetëm sikurse dhe është emërtuar ky festival.

Nata e dytë dhe ajo finale e këtij festivali u zhvillua ne Pazarin e Korçës. Nga juria profesioniste u ndanë këto çmime: 'Çmimi i madh' shkoi për Trupën e Maqedonisë së Veriut. 'Kërcimtari më i mirë' u mor nga  Kosova. 'Kostumet më të bukura' Bullgaria. 'Valltarët më të mira' me një kërcim autentik folklorik grupi nga Turqia. Gjithashtu një çmim falënderues kishte dhe për Greqinë.

Ngjyrime muzikore, traditë e lashtë, harmoni mes vendesh, ishin këto elementet e ndërthurur së bashku në një mbrëmje, që mbajtën të mbërthyer publikun artdashës korçar, që priti me ngrohtësi artistët gjatë performancave të tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja