Për herë të parë vjen koncerti
"Octopoprock" në Tiranë

Për herë të parë vjen koncerti<br />
TIRANE- Tetori Gjerman, një traditë që prej 8 vjetësh organizohet nga Ambasada Gjermane dhe shumë partnerë shqiptarë dhe të huaj sjell një festë të veçantë të miqësisë Gjermani-Shqipëri që këtë vit titullohet “Përtej Kufijve, një udhëtim drejt miqësisë”. Për herë të parë vjen në Tiranë OCTOPOPROCK me pjesëmarrjen e grupeve dhe artistëve  FIVA (Germany), FIJUKA (Austria), Christian TSCHANZ (Switzerland) dhe JAZZHES FUSION IMPAKT(Shqipëri).

Koncerti do të organizohet tek “Atrium” në oborrin e Muzeut Kombëtar më 11 tetor, ora 18.00. Agjenda e këtij koncerti përmban: Një Hip-Hop gjerman, i kompozuar me zemër dhe tekste të zgjuara, ku me këtë lloj muzike Nina Sonnenberg alias FIVA ka bërë një emër këto vite.

Si poete, moderatore dhe repiste ajo ka lenë shenjë në shumë skena në botë; FIJUKA vjen nga Vjena me një bagazh të mbushur me muzikë eksperimentale Pop, e përzierë kjo me një dozë të vogël Rock n’Roll dhe një shkelje syri; Zvicerani CHRISTIAN TSCHANZ është prej një kohe të gjatë aktiv në botën e muzikës; JAZZES FUSION IMPAKT (SHQIPERI) u krijuar një vit më parë. Rryma muzikore është kryesisht e mbështetur në stilin fuzion elektrik jaz dhe rock alternativ. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato