Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja ka bërë një deklaratë të bujshme në rrjetet sociale, teksa ka komentuar video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
Përmes një postimi në Instagram, Veleshnja ka folur mbi skandalin e kryebashkiakut, tashmë të shkarkuar që tronditi mbarë opinionin publik.
Mirëpo për aktorin e njohur rasti i Gjicit është një gjë e vogël në krahasim me shumë ngjarje të tjera që ndodhin në vendin tonë.
Sipas tij, ka pafund prezantues të njohur emisionesh, të cilët janë perversë dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme.
“Ne kemi prezantues të mëdhenj ekranesh, të njohur emisionesh që janë perversa dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme, jo si kjo e Safetit. Bëjnë gjëra shumë të frikshme, ngatërrohen nëpër familje. Hajde, se do dalin dhe këto të tjerat. Kështu që kjo e Safetit ishte më vogla.”- deklaroi aktori.
Mir e ke then...
Përgjigju