Mos bëni plane të tjera për këtë fundjavë, muzikë, ushqim i zonës dhe argëtim pafund në “Dajti n’Fest”

Mos bëni plane të tjera për këtë fundjavë, muzikë, ushqim i zonës dhe argëtim pafund në “Dajti n’Fest”

Parku Kombëtar i Dajtit, është në një nga destinacionet e preferuara të qytetarëve. Por duket se këtë fundjavë të gjithë do të kenë një arsye më shumë për ta vizituar. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, ka menduar për një nga aktivitetet më të bukura dimërore. E kthyer tashmë në një traditë, “Dajti n’Fest” mbledh do të mbledh bashkë këtë të shtunë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të apasionuar pas natyrës, sporteve dhe tradicionales.

Më 9 shkurt, APR në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe “EDS Foundation” nxjerrin nga sënduku i kullave malësore doket dhe zakonet, kostumet, rrëfenjat, zejet, veshjet tradicionale të qëndisura me mjeshtëri nga duarartët e zonave të ndryshme, dhe i bëjnë pjesë të festës.

“Dajti n’Fest” është një si një jehonë që i bëhet ditës së maleve. Që nga fillimet e saj, kjo festë gjithnjë e më shumë po i mbledh qytetarët në Dajt për të kaluar një fundjavë ndryshe mes aktiviteteve të larmishme festive.

Në aktivitetin “Dajti n’Fest 2019”, prej mëngjesit e deri në perëndim, qytetarët do të mund të shijojnë natyrën e Dajtit, të argëtohen në tingujt e muzikës dhe në aktivitet et ndryshme sportive, si dhe të shijojnë nga afër tradicionalen dhe zahiretë e mrekullueshme të dimrit. Ndaj këtë fundjavë mos mungo “Dajti N’Fest po vjen!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin