TIRANË - Grupi Kombëtar Këshillimor për Mbetjet (GKKM) do të ketë përfaqësues të BE për mjedisin dhe ekspertë të huaj. Përveç tyre edhe donatorë nga shoqëria civile, biznesi i riciklimit të mbetjeve, ekspertë të fushës etj.
Sot u bë miratimi në parim i këtij grupi bashkë me Rregulloren e re të Funksionimit të Komitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. U diskutua edhe draft-plani i Punës së Komitetit për vitin 2014. Kjo gjatë mbledhjes së sotme të radhës të Komitetit ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, kryesuar nga kryetarja e këtij Komiteti, zv/ministrja e Mjedisit, Olijana Ifti.
Në takim u propozua që GKKM të jetë një strukturë këshilluese pranë Ministrise së Mjedisit dhe të përcjellë në Komitetin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve rekomandimet e nevojshme për politika efikase të menaxhimit të mbetjeve.
Diskutimet ngritën nevojën e rishikimit të Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve, kristalizimin e politikave dhe skemave të integruara të menaxhimit të mbetjeve në rang kombëtar, përcaktimin e qartë të aktorëve që do merren me administrimin e mbetjeve, duke marrë parasysh përvojën e deritanishme.Gjithashtu u trajtua ngritja e kapaciteteve prane cdo ministrie qe administron mbetje, me strukturat perkatese.
Ne mbledhje u trajtua edhe Krijimi i një Enti Rregullator të Mbetjeve (ose pranë ERU), për përcaktimin e kostos dhe tarifimit të menaxhimit të mbetjeve, si një nga problemet shqetësuese qe ka sot pushteti vendor dhe që nuk garanton skema të qëndrueshme të menaxhimit të mbetjeve.
Ngritja e një Fondi Mjedisor u pranua ne parim dhe u la qe modalitetet per funksionimin e tij te shikohen duke filluar nga hartimi i nje VKM, ne bashkepunim me MF. Ky fond do te funksionojë si një instrument financiar që mbledh fonde për projekte mjedisore, si nga burime buxhetore, dhe ato private e donacione, me qëllim primar programimin sektoral dhe jo të copëzuar.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com