Në podcastin e radhës, kreu i PD, Lulzim Basha, foli edhe për sfidat që pati në procesin e liberalizimit të vizave. Ai shprehet se nga 150 kushte që ishin vënë për Shqipërinë, bashkë me ekipin arritën të tejkalojnë edhe pritshmëritë më të paarritshme.
Një nga sfidat, sipas tij ka qenë edhe “bindja e anëtarëve të tjerë të BE që vijonin të ishin skeptik si Hollanda dhe më pas u bë një nga mbështetëset më të fuqishme të Shqipërisë”.
Ndërsa foli për sfidat e liberalizimit të vizave me BE, kryetari i PD, shprehu zotimin e tij të ardhshëm që është heqja e vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas marrjes së përgjegjësive të qeverisjes, Basha tha se brenda 4 viteve, shqiptarët do lëvizin pa viza në SHBA.
“Ambicia ime dhe për momentin ëndrra ime, por jam i bindur në rastin e marrjes së përgjegjësive së qeverisjes, do t’ia dalim që të liberalizojmë vizat me SHBA. Brenda 4 viteve të ardhshme, shqiptarët lëvizin pa viza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ne e kemi nisur këtë dialog politik që atëherë, por nuk avancoi për arsye që dihen. Por jam i bindur që me një qeveri të re, me një vullnet politik ndryshe, sigurisht me një rekord ndryshe se ajo është më e rëndësishmja në çdo aspekt, duke përfshirë fushat që janë me rëndësi për Amerikën, që e ka caktuar për korrupsionin si rrezik të sigurisë të saj kombëtare. Dhe me një marrëdhënie special me aleatin tonë strategjik, unë kam ambicien dhe besimin që do ia dal të heq vizat me SHBA”, tha Basha.
Noj gjo konkrete për liberalizimin e Shqipërisë ke? Se me vjedh vetëm ju nuk shkon larg. Duhet dhe populli t'ju vjedh ju politikanëve biznesokrat.
PërgjigjuLulo vk vizave me USA se pret ajo pun po taksirat e ke myll ao 20 metrat e funit të linjës së tramvajit. Gjynof miko bone gjith at pun ,tpaktën çoje deri nfun,mos e le për kaq pak gjo
PërgjigjuLuli i ngaterron endrrat e gjumit me ato te qellimeve qe ndonjehre vendosen me titullin “enderr” por qe kane te bejne me vizione largpemese. Zgjohu Lul!
Përgjigjublloko bulevardin se ate di te besh ti qe te heqin vizat me ameriken