Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të përfolura shqiptare si përsa i përkëet prurjeve të saj muzikore, ashtu edhe për jetën personale. Vetëm para pak muajsh ylli i muzikës shqiptare u bë nënë për herë të parë dhe tashmë prioritetet e saj kanë ndryshuar.
Në një intervistë për “Mirage”, Xhensila ka rrëfyer se jeta e saj ka ndryshuar krejtësisht. E përlotur, këngëtarja shton se për të dielli lind dy herë në ditë. “Periudha më e paqtë e jetës sime. Ajo periudhë ka qenë një kureshtje e madhe si do jetë engjëlli im, por edhe si do të jem unë si nënë. Por çdo gjë rridhka natyrshëm.
Unë u përshtata shumë shpejt dhe që në momentin që e kisha në krahë kuptova që asgjë nuk paska më shumë rëndësi sesa krijesa që unë solla në jetë. Për mua lind dielli dy herë në ditë, në momentin që lind vërtetë dielli dhe në momentin që engjëlli im hap sytë,"- tregon me emocion bashkëshortja e aktorit Bes Kallaku.