U raportua më herët se Presidenti Vladimir Putin kishte vizituar selitë ushtarake në Kherson dhe Luhansk, pjesë të të cilave kontrollohen nga forcat ruse.Tani janë shfaqur pamjet e vizitës, ku lideri rus diskutoi luftën me ushtarët.
I veshur me një xhaketë blu, zoti Putin u shfaq në televizionin shtetëror rus duke zbritur nga një helikopter ushtarak në pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës dhe duke përshëndetur zyrtarët.
Më herët nuk u njoftua se çfarë bisedoi konkretisht udhëheqësi Rus me ushtarët e tij por nga transmetimi në televizion shfaqej Putin teksa u thoshte ushtarëve se për të ishte shumë e rëndësishme të dëgjointe mendimin e tyre.
"Për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimin tuaj se si po zhvillohet situata, t'ju dëgjoj, të shkëmbejmë informacione,"
Putin gjithashtu u dhuroi ushtarakëve ikona dhe i uroi për festën e Pashkëve.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Për herë të parë, Putin viziton rajonet e pushtuara të Khersonit dhe Donbassit! SHBA akuza Brazilit për pritjen e ministrit të Jashtëm rus
