10 ndeshje asnjë fitore! Lenjani s'mjafton! Shqipëria nuk ia del as me Islandën! Pëson gol në 97'! Tifozët kërkojnë largimin e Rejas

TIRANË- Sot mund të ishte një ndeshje shprese, por kjo nuk ndodhi! Shqipëria nuk ia doli që të merrte në fitore në ‘Air Albania’ në përballjen me Islandën, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Islanda barazoi në minutën e 97, duke zhvlerësuar golin e realizuar nga Emir Lenjani në pjesën e parë. Mikael Anderson ka arritur të depërtojë topin në rrjetë, duke i shuar shpresat kuqezinjve për marrjen e 3 pikëve. 

Skuadra mike mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 11-të të takimit, kur pas konsultimit të VAR-it, Aron Gunnarsson u përjashtua me të kuq për një ndërhyrje në afërsi të zonës, por kjo as kjo nuk mjaftoi dhe nuk u shfrytëzua nga kuqezinjtë. Në 10 ndeshje asnjë fitore dhe kjo ka shkaktuar zemërim te tifozët, të cilët në përfundim të takimit kanë vërshëllyer madje kanë fyer dhe kanë kërkuar edhe largimin e trajnerit italian, Edy Reja.  

Kjo ishte ndeshja e fundit në grup, ku Izraeli renditet i pari, Islanda dhe më pas kombëtarja shqiptare, që arriti të siguronte vetëm 2 pikë, duke lënë pas vetëm Rusinë e skualifikuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Shqipëria barazon me Islandën, tifozët vërshëllejnë në fund të ndeshjes, kërkohet largimi i Rejas (VIDEO)

 

Në përfundim të ndeshjes, tifozët kanë vërshëllyer të zhgënjyer nga takimi, teksa i kërkojnë trajnerit Edy Reja që të largohet.

Ora 22:44
Shqipëria e pa fat, Islanda shënon gol në minutën e 97

1664311502_1664309191ndeshja19.jpeg

U duk sikur po shkonim drejt fitores, por në minutat shtesë, Islanda ka shënuar gol. Mikael Anderson ka arritur të depërtojë topin në rrjetë, duke i shuar shpresat kuqezinjve për marrjen e 3 pikëve.  

Ora 21:23
Shqipëria kalon në avantazh, shënon Lenjani! Islanda me një lojtar më pak

 

Shqipëria ka kaluar në avantazh. Emir Lenjani ka shënuar gol në minutën e 37. Ndërkohë, Islanda prej shumë mimutash është në fushë me një lojtar më pak.
 

Ora 19:40
Ndeshja Shqipëri-Islandë, publikohen formacionet zyrtare! Reja bën 5 ndryshime, Broja dhe Hysaj ulen në stol

Kombëtarja e futbollit pret sonte Islandën në “Air Albania”  me objektivin e vetëm për fitore. Trajneri Edy Reja ka bërë ndryshime të rëndësishme në formacion krahasuar me ndeshjen e humbur ndaj Izraelit duke ulur në stol Hysajn, Ajetin, Asllanin, Laçin e Brojën. Dhe në vend të tyre aktivizohen Lenjani, Veseli, Ramadani, Bajrami dhe Uzuni.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Veseli, Gjasula, Lenjani, Ramadani, Abrashi, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Edy Reja

ISLANDA: Runarson, Gunarson, Magnuson, Olfson, Palson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, A. Sigurdson, Finbogason, Torsteinson.
Trajner: Arnor Tor Vidarson

Ora 18:52
Tifozët e Kombëtares unikë, sfidojnë shiun dhe këndojnë për ngjyrat kuqezi (VIDEO)

Shqipëria mund të ketë 9 ndeshje pa fituar, mund të ketë dalë nga objektivi në sfidën e fundit dhe mund të luajë sot në kushte atmosferike jo të mira, por në çfarëdo lloj situatë janë disa që nuk ndryshojnë. Bëhet fjalë për ‘Tifozët Kuq e Zi’, të cilët kanë sfiduar motin ditën e sotme për të ndjekur kombëtaren në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, që luhet në ‘Air Albania’ kundër Islandës.

Tifozët Kuq e Zi, ashtu edhe Fikshat e Kaçanikut, janë parë në rrugët e kryeqytetit teksa brohorasin dhe këndojnë në mbështetje të kombëtares edhe pse bie shumë shi. Një dashuri pa kushte të cilën djemtë kuqezi e transmetojnë në çdo lloj rrethane. Edhe atëherë kur shumëkush mund të ketë humbur dëshirën për të ndjekur kombëtaren qofte edhe nga televizioni.

Ora 17:51
Ndeshja e fundit e Kombëtares në Ligën e Kombeve, priten deri në 10 mijë tifozë në ‘Air Albania’

Shqipëria do luajë sonte kundër Islandës ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve që ka një rëndësi specifike pas disa disfatave rradhazi. ‘Është për të treguar se mund të ringrihemi’ tha Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu i bëri thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në stadiumin ‘Air Albania’.

Report Tv mëson se deri më tani janë shitur rreth 8 mijë bileta për ndeshjen, ndërsa pritshmëria e FSHF-së deri në orën 20:45 kur takimi të nisë është që kjo shifër të shkojë në 10 mijë.

Një numër relativisht i ulët që lidhet me një sërë faktorësh. Pritshmëria e vogël që tifozët kanë te kombëtarja, humbjet e fundit apo edhe dalja jashtë objektivit. Me shumë mundësi kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e trajnerit Reja në krye të kombëtares shqiptare.

Ora 16:55
Ndeshja Shqipëri-Islandë, policia plan masash, nga ora 18:00 bllokohen disa segmente rrugore

 

1663425122_630471e955a85Policia11068x600.jpg

Policia Rrugore ka marrë një plan masash për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’ mes Shqipërisë dhe Islandës.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore gjatë momentit të kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, konkretisht: 

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia do të garantojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të përcaktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.  

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona të papajisur me dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo të kujdestarit. 

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium tifozët që në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si problematikë.

Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo do të kryejnë veprime antisportive.  

Ora 11:50
Kërkohet largimi i tij, Edi Reja: Të ardhmen time e di vetëm Zotin

 

Edi Reja i vënë në qendër të kritikave për rezultate e kombëtares nën drejtimin e tij dhe pas humbjes në Izrael, i pyetur në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Islandës, për të ardhmen e tij thotë se atë e di vetëm zoti.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 28/09/2022 10:45

    Po pse more edhe per Ozunin Reja e ka fain qe vajti 10 here ne port dhe nuk mundi te shenoj Po perse keta lojtaret tane sa ven perball portes ngurojne te gjuajn Po nuk luaten lojtaret mesfushor si do luaj sulmuesi ai eshte motori ndeshjes po Ketyre lojtareve ton ju pelqen qe te luajne per veten dhe jo per te gjith bashke

    Përgjigju
  • Air Albanian Stadium: 28/09/2022 00:55

    Na ndertoj stadium modern rama per te luajtur futboll, fenomenet e futbollit broja me shok. Hahaha donin nje stadium me kapacitet te madh per ndeshjet me kombetaren, nderkoh lojtaret dhe fshf po i largojne tifozet nga kombetarja.

    Përgjigju
  • Kuq e Zi: 28/09/2022 00:42

    Rendesi ka te fitoj DUKA zgjedhjet e kryetarit te federates se futbollit. JO kombetarja…

    Përgjigju
  • 11 pa një: 28/09/2022 00:29

    Reja ishte me 11 mbeti me 10-të komplet trajner kot fare ! As loje as gola as Rezultat në kete sezon Nations league dolem ne vend të fundit me 2 pikë !

    Përgjigju
  • lxz: 27/09/2022 22:57

    Tifoze legena.Mercenare te Dukes.Reja duhe te iki por bashke me te duhet te ike edhe mafiozi Duka.E shkaterroi komplet futbollin shqiptar.

    Përgjigju
    • Plus: 27/09/2022 23:50

      Edhe sikur te duan keta, prap Reja do iki vet,,nuk shtyhet me aty me ate ekip,,lojtar qe nuk dine te flasin te analizojne nje mdeshje dhe luajn futboll,,qesharake!!.Sa per shkencetarin e pulave A.Duka eshte ber i merzitshem

  • Arbërori: 27/09/2022 22:55

    Si Reja si Duka duhet të shkarkohen sonte, sidomos ky krimineli hajsugfisks Duka që e ka SHKATRRUAR kombëtaren shqiptare…!!!

    Përgjigju
  • Alb: 27/09/2022 22:51

    Qa prete prej shqipnis me nje federat te korroptuare.

    Përgjigju
  • Abcd-zh: 27/09/2022 16:40

    Nga ekstremi ne ekstrem levizjet e trainerit. E pra kjo nuk eshte e shendetshme per dike si trainer,aq me teper per nje me eksperience si Reja. Ai mendon se e ka fajin Broja ,pra me te thatin ( Hysaj ) ,po djeg dhe te njomin,Broja,Asllani,Laçi etj,kur Uzuni c’mund te beje po spati nje si Asllani qe t’a furnizoje,apo do me e djeg dhe ate..!? Sot ne humbasim edhe me Islanden,sepse fajin nuk e kane lojtaret ,por taktikat e gabuar te lojes qe zgjedh Reja ,por dhe lojtarer e gabuar qe duhet te pershtaten me taktikat me afer idese se trainerit. Ne nuk e kemi lluksin te bejme dy formacione te njejte edhe pse kemi boll talente,per te arritur rezultate pozitive me skuadra te nje niveli,por tek e fundit edhe nese humb,ta tregojme veten deri ne fund qe po luajme futboll te mire dhe po bejme perpjekje maksimale. Por jo,ne kerkojme vetem “fatin” pa perpjekje,se bejme gabime amatore akoma,se nuk luajme gjithmone si profesioniste,se kemi oshilacione ne kete drejtim dhe perfundimisht nuk rrjeshtohemi mire ne fushe psikologjikisht,kemi shume luhatje dhe shpesh na drejtojne emocionet. Kemi patur raste qe kemi bere dhe lojra te bukura ( De Biasi) apo edhe me ndonje tjeter dhe kemi humbur,por te pakten kemi tregu nje fizionomi loje.Dhe kjo ka ndodhur kur repartet kane funksionuar,kane patur lidhje “organike” me njera tjetren dhe kane qartesi taktike,ku dhe nje grinde e shtuar me qendrim prej fituesi ,te gjitha keto kane ndikuar ne lojra te bukura packa se mund te kemi humbur,por mbi te gjitha kane dhene mesazhin se ka shprese e ka te ardhme. Por jo,ne jeni kthyer ne vend numro,me gabime individuale e foshnjarake dhe me nje loje sporadike e anemike qe nuk te con kurrkund. Me beri pershtypje ne nje tv ku po diskutohej per kombetaren,nje ish lojtar i madh ( per mua) i Partizanit te viteve 80’.kundershtoi nje gazetar ne studio qe po bente analizen e kombetares ,se si pas tij nje nga difektet ishte se nuk kishte as harmoni midis tyre. Dhe ai kishte te drejte ,sipas edhe mendimit tim,(ate qe sapo thash edhe me lart mosfunksionimi i reparteve). Por ky ish-i lojtar i madh i Partizanit,por trainer i dobet,jo vetem e kundershtoi gazetarin,por gati sa “ nuk iu hodh ne fyt”,sepse nder te tjera i thoshte,- “ po ku e di ti qe skan harmoni,pse i thu keto gjona ketu,do me fut percarje,pse ke qene te spoiatoio ti “..etjetj O c’mka nervozu nje ish futbollist qe i kam bo tifozllik dhe e kam simpatizu,nuk kishte fare idene e fjales harmoni. I shkreti mendon se te thuash nuk kishte harmoni midis reparteve ,sipas tij qenka se ska harmoni ( dashuri e respekt midis profesionishtesh) ne mardheniet midis lojtareve. Kaq qesharak mu duk si person sa thashe me vehte,”kaq medioker qenka ky”.!?. Harmonia ne loje midis lojtareve,eshte harmonia taktike e trainerit per te vendosur ne cdo pozicion te duhurin ,qe loja te rrjedh me thjeshtesi dhe shpejtesi ne menyre te natyrshme duke qene sa me afer idese se trainerit,e kunderta te ben te thuash ,se nuk ka harmoni. Dhe jo harmoni midis mardhenieve njerzore,por harmoni ne lojen e furbollit. Keshtu o specialist i modh futboli ,qe nuk ke qene asnjehere i tille ,se te kam degjuar ne cdo studio dhe pervec fodullikut dhe trashjes se zerit,asgje nuk percjell ne ato qe thua,aq sa po zbeh edhe figuren tende si futbollist i mrekullueshem i Partizanit dhe i Kombtares. E vura ne dukje kete ,per te thene se nese ne na ndjek mediokriteti kudo ne cdo studio ku analiste e specialiste nuk thone asgje por tjerrin e tjerrin vetem duke bere zhurme me njeri tjetrin dhe i mbushin studiot edhe me lakuriqsi femrash,ne kampin e lojtareve skemat e trainerit nuk do kene asnjeher qartesine e duhur edhe nese traineri mund te jete i huaj,sepse edhe ai do ndikohet,sidomos kur eshte me “litar ne fyt” dhe mund ti terhiqet karrikja.

    Përgjigju
    • Reja: 28/09/2022 00:04

      Pse sben nje liber me mire

  • Mjeshtri n.10: 27/09/2022 14:28

    Shpresoj ta fitojme ndeshjen sot, jo vetem per moral dhe dinjitet por sepse kundershtari nuk eshte i veshtire per tu fituar.

    Përgjigju
  • pse: 27/09/2022 13:58

    gabim Broja ne stol por varja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet