Ja kur do të hapet e plotë autostrada Kukës-Morinë (FOTO)

Ja kur do të hapet e plotë autostrada Kukës-Morinë (FOTO)

Sonila Qato në inspektimin e punimeve në autostradën Kukës-Morinë

Për pak ditë do të jetë funksionale dhe do të hapet e plotë  autostrada Kukës-Morinë. Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka inspektuar punimet në 7 urat e ndërtuarat, të cilat kishin mbetur pa përfunduar prej vitesh. Sipas ARRSH, rruga do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve pas pak ditësh, ndërkohë që po punohet për përfundimin e sinjalistikës, pasi çdo proces tjetër pune është mbyllur.

"ARRSH dhe Kontraktori po punojnë të organizuar në këtë vepër madhore dhe me intensitet të plotë këto ditë me qëllim që rruga të jetë e hapur për përdorimin e mjeteve shumë shpejt", shkruan Qato.

Segmenti nga Kukësi deri në doganën e Morinës ishte një nga pjesët e mbetura të papërfunduara të autostradës Durrës-Kukës. Problemi kryesor ishte mospërfundimi i 7 urave, të cilat pengonin lëvizjen e mjeteve në të dyja karrexhatat e rrugës. Gjithashtu, për shkak të mospërfundimit të këtij segmenti rrugor, kishte vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe shpesh janë shkaktuar dhe aksidente me pasoja fatale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cufi: 04/09/2019 17:48

    HIQENI PARMAKUN NE NJEREN ANE TE RRUGES ATY MBI URE,,QE NDONJE KOSOVAR qe I eshte merzitur jeta te hidhet nga ura me gjithe makine,,,mbaron pune me pak shpenzime,,..

    Përgjigju
  • BENI: 03/09/2019 17:38

    FILLONI AUTOSTARDEN TIRANE--SHKODER DHE TIRANE-SARANDE,,,TE BEHEN NGA E PARA ME PARAMETRA EUROPIANE ,,D,M,TH,,ME TRE KORSI NE NJE ANE ,,E TRE NE ANEN TJETER,,JO SI ESHTE TANI NGA TIRANA NE LUSHNJE ME RRETHROTULLIME,,NUK KA RROTULLIME NE AUTOSTARDE,,SHKONI E SHIKONI KUDO NE EUROPE,,,KETE RRUGE E KEMI DHURATE NGA ILIR META,,,KURSE TIRANE-SHKODER ESHTE KATASTROFE FARE,,,BILES AUTOSTRADA TE VAZHDOJE DERI NE KUFI NE HAN TE HOTIT,KURSE AJO E JUGUT DERI NE KONISPOL,,,,PO NUK I BEME KETO DY AUTOSTRADA ,,AKSIDENTET NUK DO NA NDAHEN,,..//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite