Shpesh herë, disa politikanë e justifikojnë qëllimin e reformës e pritshme si një mundësi për të rikthyer në popull besimin te drejtësia. Në të vërtetë, këtë çerekshekull të fundit asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë besim i tillë në masën e gjerë të njerëzve. Përkundrazi, këta janë ndjerë të shtypur dhe të zhvatur nga plot gjyqtarë e prokurorë; interesi shoqëror, të cilit duhet t’i shërbejë simetria ose siguria, në asnjë periudhë të tranzicionit në Shqipëri nuk është barazpeshuar realisht me drejtësinë, barazinë ose elementë të tjerë të mirëqenies sociale.
Gjithçka ka ndodhur në një kohë kur dihet fare mirë nga të tërë, edhe këtu, që e drejta është jo vetëm rezultat i një zhvillimi historik, por edhe rezultat i ndërgjegjshëm. Mirëpo, mendja e gjyqtarit dhe prokurorit shqiptar më së shumti nuk ka arritur apo nuk ka dashur të synojë qëllimin moral progresiv dhe mishërimin e tij në format juridike. Prandaj, ndërsa për gjendjen ku u katandis drejtësia ka përgjegjësi e gjithë klasës politike e këtij çerekshekulli të fundit, një pjesë e së cilës ndjen tani më tepër keqardhje për të ardhmen e saj se sa për pasojat e zgjatura të gabimeve të veta, dëshira për ta transformuar këtë gjendje bluan mendjen dhe vlon shpirtin e pothuajse tërë qytetarëve të këtij vendi.
/Shqiptarja.com