Për shkak të krizës ekonomike nga Covid, Gjermania do zvogëlojë numrin e punëtorëve nga Ballkani (VIDEO)

Punëtorët e Ballkanit Perëndimor janë shumë të rëndësishëm për disa industri gjermane, por një një skeme që synon uljen e emigracionit mund ta zvogëlojë numrin e tyre.

Kristian-Demokratët konservatorë të kancelares gjermane Angela Merkel dëshirojnë që për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e punëtorëve dhe emigrantët nga Ballkanit Perëndimor që vijnë në Gjermani.

CDU / CSU kanë rënë dakord që të kufizojnë migracionin nga rajoni duke ndryshuar elementë të ligjit të pranimit të tyre, që u prezantua pothuajse pesë vjet më pare si dhe të reduktojë aplikimet në ligjin për tërheqjen e fuqisë punëtore nga Ballkani

Një zëdhënëse për politikën e brendshme në Bundestag është shprehur se gjendja ekonomike në Gjermani është përkeqësuar teksa tani numërohen 600,000 njerëz të papunë më shumë se një vit më pare, dhe se “Qasja ndaj emigracionit të Ballkanit Perëndimor nuk mund të vazhdojë të jetë e njëjtë”.

Skema e pranimit për Ballkanit Perëndimor u prezantua në vitin 2016 për të parandaluar njerëzit në rajon të kërkonin azil në Gjermani, duke i klasifikuar Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedonianë e Veriut dhe Kosoven, si “vende të origjinës”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej