Për studentët e Tiranës!

Për studentët e Tiranës!

Foto nga protesta e studentëve përpara Kryeministrisë

Të dashur studentë,

I përkrah kërkesat tuaja,

E përkrah protestën tuaj.

Puna, politika, veprimtaria, krijimtaria e neve, baballarëve dhe nënave Tuaja, janë bërë e po bëhen për ju. Jeta jonë ka kuptim, ka vlerë dhe mund të quhet etike vetëm në qoftë se i shërbejmë të mirës suaj, të sotmes dhe të ardhmes suaj.

Juve, dhe vetëm Juve, jua lëmë Vendin, Shtetin, Kulturën, Historinë tonë. Të gjitha këto, Ju do t’i bëni më të mira, më të çmuara, më të dinjitetshme se ç’kemi arritur t’i bëjmë ne. 

Ju ftoj të jeni të vetëdijshëm, të ndërgjegjshëm dhe nderues për përkushtimet tona. Ju ftoj të mos e lejoni përdorimin e protestës suaj prej partive politike. Mos lejoni që protesta juaj të përdoret kundër reformave evropianizuese tashmë duke u bërë në Shqipëri.

Ju ftoj të pranoni dialogun me Shtetin, që shumë e shumë më gjatë do të jetë Shteti i brezit Tuaj.

Dhe, ju ftoj të pranoni këtë dialog për tri arsye:

E para, për arsye se Qeveria në krye me Kryeministrin Edi Rama i ka pranuar kërkesat tuaja.

E dyta, për arsye se duke e pranuar dialogun ju do të dëshmoheni ata që duhet të jeni, ata që jeni: brezi që do të mirësojë, që do të pasurojë, që do të modernizojë demokracinë ende shumë të re në trojet tona. Mbroni kërkesat tuaja para shtetit në mënyrë demokratike!

Prej dialogut ju, ju jeni ata që do të përfitoni përvojën e duhur: përvojën në sajë të së cilës do të jeni në gjendje që prej shtetit dhe universiteteve autonome të kërkoni sendërtimin e plotë e të përhershëm të kërkesave tuaja.

E treta, për arsye se kërkesat tuaja duhet të fillojnë të sendërtohen prej çastit kur do të bëhet dialogu. E sendërtimin e tyre duhet ta fillojë, ta kryejë e ta institucionalizojë Shteti: Shteti me institucionet e tij e me universitetet autonome.

Mos e pritni tërheqjen e kryeministrit Edi Rama prej kërkesës së stërzgjatur për dialog: mos ia jepni këtë dhuratë të demokracisë, po merreni Ju, lartësojeni humanizmin tuaj, kulturën tuaj demokratike me të.

Dhe, ashtu forcojeni shpresën tonë, besimin tonë në Mendjen e pasardhësve tanë.

Uroj që kërkesat tuaja, vetëdija juaj, protesta juaj të ndikojë edhe në vëllezërit e motrat tuaja studentë në Kosovë, të cilët kanë hiç më pak arsye se Ju për të protestuar e për të kërkuar më shumë prej universiteteve e prej Shtetit.

Me nderime e me dashuri,

Juaji Rexhep Qosja!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 18/12/2018 16:10

    Zoteria ne shkrimin e tij thot:Ju ftoj te jeni te vetedijshen,te ndergjegjshem dhe nderues per perkushtimet tona.Ku e sheh zoteria ,mungesen e vetedies ,pa ndergjegjshmerin dhe mungesen e nderimit ,per cilindo-,nga protestuesit.Ne cilin rast studentet kan lejuar perdorimin e levizies kunder reformave evropianizuse,apo kjo eshte hamendesi e juaja. Ne shkrim thuhet:Te deshmoni te jeni ,ata qe duhet te jeni;DMTH,s'jan ata qe duhet te jen,por dicka tjeter,qe zoteris nuk i pelqen.Mos prisni terheqien e KM,por keni kujdes humanizmin dhe kulturen tuaj demokratike.Kaq te pa formuar i duken zoterise keta student.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë