'15 katëshi' në kryeqytet ka mbyllur për herë të dytë brenda vitit dyert për klientët. Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shkaktuar shumë humbje dhe ndaj është marrë serish ky vendim ekstrem.
Gjatë gjithë kësaj periudhe "Tirana International" mbajt hapur me humbje të mëdha, pasi kostot janë shumë të larta.
Kjo mbyllje është e përkohshme dhe gjatë kësaj periudhe stafi do të përfitojë asistencën sociale sipas ligjeve në fuqi, me shpresën e rikthimit në punë me përmirësimin e situatës.
Tirana International Hotel, një hotel simbol në kryeqytetin e Shqipërisë, ka përfunduar së ndërtuari në 1979 në një stil arkitektonik sovjetik. Në vitin 2001 hoteli u rinovua nga një kompani italiane dhe tani është një hotel me 4 yje. Tirana International ka 168 dhoma në 15 kate.
Për shkak të krizës më herët është mbyllur edhe aktiviteti në Tiranë i Hotel Hillton, i cili kishte pak më shumë se një vit aktivitet në vendin tonë. Rrjeti prestigjioz global i hotelerisë “Hilton Garden in” erdhi në Shqipëri në shtator të vitit 2018. “Hilton Garden Inn” ishte marka e parë ndërkombëtare që hyri në tregun shqiptar pas largimit të “Sheraton” në fund të vitit 2017 i cili la pas një shije të hidhur.
Kujtojmë se që prej marsit, në një speciale të publikuar në periudhën e karantinës nga Report Tv, është vënë theksi te situata shumë e rënduar e sektorit të hotelirisë në vend. Sektori i hotelerisë në vendin tonë është në kulmin e investimeve dhe zgjerimit, por kriza e shkaktuar prej COVID-19 e ka vështirësuar këtë proces.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'! Malaj: Ndikim ulja e borxhit, rritja e investimeve
19 Tetor, 14:09
-
Ekonomia këtë vit rritet me 3.3%, por sfidë serioze emigrimi! Banka Botërore: Kapitali njerëzor bërthama e zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen
17 Tetor, 18:59
-
Maqedoni e Veriut/ Guvernatori Gent Sejko paralajmëron: Ndryshime klimatike sfidë serioze për bankat dhe ekonominë
1 Tetor, 20:35
-
Rritet 0.6% besimi në ekonomi, euro e dobët godet tregëtinë! Industria e shërbimeve, më shumë optimistë për të ardhmen
1 Tetor, 18:50
-
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
1 Tetor, 13:00
-
Ekonomia në ditë të mira! Të ardhurat e mbledhura në 8-muaj u rritën me 38.2 miliardë lekë krahasuar me vjet
18 Shtator, 17:09
-
Raporti/ BSH: Besimi i shërbimeve ra me 5% në kulmin e sezonit veror! Apartamentet stok, ndërtuesit parashikojnë ulje çmimesh
2 Shtator, 21:45
-
Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët
9 Gusht, 19:17
-
Vijon ecuria pozitive e ekonomisë! Në 5 muaj në buxhet u arkëtuan 287 mld lekë të ardhura, shpenzimet mbi 236 mld
18 Qershor, 15:11
-
Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023
19 Prill, 15:21
-
BB: Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3% këtë vit! Biznesi të heqë dorë nga modelet “demode`”
11 Prill, 16:57
-
Analizë: Pse na e ngrë notën 'Standard & Poor’s'?
24 Mars, 18:02
Po ca kovidi aty luan gjith godina e 15katshit nga matrapiku e betoni qe hidhet nga pallati qe po ndertohet nga pas kane gjet zgjidhje te lezecme rimbursojn puntoret nga buxheti shtetit se turista ska per te pas aty sa te mbaroj se hudh beton godina ngjit se ska lujt njeri nga mend te paguaj lek per hotel e mos rihet nga zhuma qe shkaktohet nga punimet.
PërgjigjuPo ajo godine qe po ngrihet mbrapa 15 kateshit do te jete dyfish me i larte se 15 kateshi per cfare do te sherbeje?
Përgjigju