Për secilin nga ju që ka një dashuri për kafshët, ju prezantojmë me një maçok të veçantë. Ai quhet Ozzy dhe ka një dashuri speciale për frutin e pjeshkës.

Pronarja e tij, Lidia Coutry tregon në Twitter, se një ditë rastësisht e kishte gjetur Ozzyn teksa qëndronte pranë pjeshkëve.

Maçoku Ozzy pranë pjeshkëve

Pasi i hoqën frutat nga shporta, maçoku nisi të mjaullinte dhe të përkëdhelej.

Që nga ajo ditë, pronarët e Ozzy-t i plotësojnë çdo dëshirë maçokut të tyre që siç mund ta shihni edhe në foto është goxha i veçantë.