Letër e hapur për Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe Kryetarin e Bashkësisë Islame
Të nderuar zotërinj!
Veprimtaria dhe liria civile janë e duhet të jenë të kontrolluara nga pushteti vendor e kur duhet edhe nga ai qëndror.
Zhvillimet demokratike janë ngritur në nivele të tilla që e bën këtë gjë të mundur edhe në një botë që përshkohet me vija ndarëre të dukshme mes qytetërimeve.
Kthimi i feve në skenën publike tashmë është një prirje, ndaj dhe është koha për t’ju kujtuar se marrëdhënjet midis shtetit dhe komuniteteve fetare janë të rregulluara njëherë e përgjithmonë me ligj.
Shihni Kushtetutën! Sjelljet tuaja në ditën e Bajramit, më 1 shtator 2017, janë paradoksale. Bashkia i jep në përdorim Bashkësisë islame dhe besimtarve Sheshin Skënderbej dhe pranon që shtatorje e heroit tonë, Gjergj Kastriotit, të mbulohet me petkun e një cohe të zezë, ndërsa Bashkësia Islame e shpall atë të padëshirueshëm.
Luftëtari i madh është armik i saj se ka luftuar kundër turqve, prania e tij turpëron ditën e festës, ndaj merr masa që figura madhështore mbi kalë të mos shfaqet gjatë ushtrimit të riteve të lutjeve në këtë ditë të shënuar të këtij besimi.
Duket qartë se as njëra dhe as tjetra palë nuk kanë marrë mundimin të lexojnë detyrimet kushtetuese. Nëse Bashkësisë Islame prania e Heroit kombëtar i sjell bezdi, ata kryejnë vepër penale nëse ndërhyjnë në pamjen e tij, siç dhe e kanë kryer.
Nëse bashkia e Tiranës e ka lejuar mbulimin e shtatores me vetëdije edhe këta kanë kryer vepër penale sepse me sjelljen e tyre kanë ndikuar për prishjen e paqes socale, prishjen e ekuilibrave, edhe ashtu të brishtë, mes besimtarëve të feve të tjera dhe sidomos jobesimtarve, atyre që nuk i përmbahen parimit se njeriu është krijesë e zotit. Dhe këta janë jo pak.
Zoti Kryetar i Bashkisë! Sjellja e datës 1 shtator është e pashoqe, përbën një turp kombëtar, na bën me turp të gjithve, na shkel e na hedh poshtë historinë, krenarinë e shqiptarve, të atyre (e kam fjalën) që ndjehen e sillen si shqiptarë, jo mbetjeve turke.
Mbrojtja e vlerave kombëtare është detyrë e çdo kujt që ndjehet shqiptar, por në këtë rast duhej të ishte detyrë e pushtetit qendror dhe vendor, gjë që ska ndodhur.
Motivimet psikologjike që ndoshta qëndrojnë në këtë rast, duke lejuar hapësirën publike që u përket të gjithëve për veprimtari fetare, duke e lejuar këtë veprim të turpshëm prapa dispozitave ligjore, më bëjnë të mendoj se organet vendore kanë patur drojën se kundërshtimi do ju merrej si shfaqje e ndjenjave antimyslimane.
Edhe mosveprimi përbën vepër penale, nëse s’kanë dhënë leje. I kanë parë duke vepruar mu nën hundën e tyre, me administratë e polici bashkiake, duke ndërtuar skelën e mbulimit të shtatores dhe nuk kanë ndërhyrë.
Zotërinj të Bashkësisë Islame! A e do komuniteti juaj paqen sociale? Nëse po “Dialogu mes qytetërimeve” ju detyron të përmbaheni në sjellje, veçanërisht kur rasti është Shqipëria e tre besimeve, e disa tarikateve, laike e sekulariste. Ju mbase nuk e doni Gjergj Kastriotin, nuk e njihni si vlerë, por e njohin dhe e duan të tjerë. Doni t’i repektoni ata apo doni t’i fyeni, siç i fyet?
Duke e mohuar, duke e mbuluar, duke e përdhosur aq të vështirë e keni të mos kuptoni se kështu ju përpos se përçani, nxisni fërkime, fusni pyka në paqen sociale? Në dimensionin strategjik, përtej retorikës pacifiste që përdorni, për shkak të kësaj “shakaje të keqe” të mbulimit të shtatores, me profil të pastër të agresionit fetar ndaj të tjerve, ju përpos se mbillni urrejtje e armiqësi, bëni mbivendosje të “demarkacioneve fetare”. E gjithë kjo përbën rrezik potencal për Shqipërinë e shqiptarët.
Siç shihet, bëhet fjalë për një lëvizje të pa mend, që udhëhiqet nga fryma me drejtim detyrues për gjithë të tjerët. Për ta thënë në mënyrë skematike, bashkëbiseduesve brënda botës islame Bashkësia me këtë veprim u jep të drejtën të përplasen me ndjeshmërinë, u thotë të mos dialogojnë me të tjerët dhe pranon të përplaset e t’u kundërvihet autoriteteve publike e qytetarëve.
Nëse ka ende vënd për të ndërtuar sëbashku të ardhmen, menjëherë duhet që autoritetet përkatëse në pushtetin qëndror, madje dhe prokurori, të gjejnë përgjegjësit e veprimeve të papërgjegjëshme. Dhe kjo duhet të bëhet menjëherë, duke qetësuar publikun e gjerë e duke i përcjellë atij mesazhin se shteti funksionon e ska vënd për tensione. Po s’vepruat, ku do na shpini nuk e dimë?!
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com