Për uraganin Dorian, Trump 122 postime në Twitter vetëm në fundjavë, por te disa gabon duke krijuar kaos

Për uraganin Dorian, Trump 122 postime në Twitter vetëm në fundjavë, por te disa gabon duke krijuar kaos

Gjatë fundjavës së gjatë, ndërsa Dorian goditi dhe shkatërroi një pjesë të arkipelagut të Bahamas, Presidenti Trump monitoroi situatën nga fusha e golfit të klubit të tij në Virxhinia.

Nga e shtuna në mëngjes herët e deri të dielën në mbrëmje, presidenti amerikan, teksa luante disa raunde golfi, bëri dhe 122 postime në Twitter, duke hequr dorë për pak kohë nga lufta tregtare me Kinën, polemikat me aktoren Debra Messing apo dhe shkarkimin e kreut të FBI, James Comey.

Tweet-i i parë i fundjavës, ai i ditës së shtunë, u postua në orës 7.45 min, "si një breshëri breshëri", siç shkruan New York Times. Ndërsa Dorian ndryshoi trajektoren, Trump azhornoi amerikanët me gjithçka dëgjoi nga zyrtarët në qeverinë e tij.

"Përveç Florida - edhe shtetet e Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut, Xhorxhia dhe Alabama, ka shumë të ngjarë të goditen (shumë) më shumë sesa pritej," shkroi Trump.

Pastaj, menjëherë pas largimit nga Camp David për në Washington të dielën në mëngjes ai shkruajti përsëri: Duket se është një nga uraganet më të mëdhenj të të gjitha kohërave, tashmë në kategorinë 5. KUJDES!

Por nuk ishte e vërtetë.

Shërbimi Kombëtar i Motit menjëherë u detyrua ta mohojë urgjentisht presidentin. "PËRSËRISIM, asnjë ndikim nuk ka patur Dorian në Alabama” – lajmërojë menjëherë shërbimi kombëtar.

Trump, reagojë menjëherë me anë të një tjetër postimi, ku shkruante: Gjithmonë është më mirë të jesh i përgatitur!"

Por nuk zgjati shumë.

Trump, nga rezidenca e tij në Florida filloi të pyeste ekspertët nëse ai ishte në rrezik. Pastaj ai siguroi tërë botën në një tjetër postim - "Po, duket se Mar-a-Lago është në një vend i sigurt," shkroi ai. "Ju e shihni, Mar-a-Lago mund ta menaxhojë vetë. Jam shumë i fuqishëm".

Duke parë rritjen e fuqisë së uraganit Dorian, Trump dukej gjithnjë e më fantastik dhe pothuajse i kënaqur. "Dorian ka goditur si asnjëherë më parë, kategoria 5 ... Era pothuajse 200 km në orë".

Por sërish meteorologët e mohuan. “Dorian kategoria 4, vetëm uragani Irma në Florida dhe uragani Maria në Porto Riko, të dy në shtator 2017, janë klasifikuar kategoria 5”.

‘Capital Weather Gang’, një grup ekspertësh të motit, përmes ‘Washington Post’, sfiduan vërejtjet e Trumpit. "Ndërsa mund të duket e padëmshme, injoranca e vetë-pranuar e Trump për kategorinë 5 të Dorian, mund të pezmatojë reagimin e qeverisë ndaj katastrofave të tilla".

"Katastrofat meteorologjike kombëtare kërkojnë vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë dhe mund të dëmtojnë një presidencë nëse nuk menaxhohet siç duhet", shkruan Katie Rogers në NYT.

Julian E. Zelizer, duke kritikuar Trump, tha se “Ekzistojnë dy lloje të presidentëve amerikanë. Ata si LB Johnson, një shembull ndriçues me Uraganin Betsy, dhe ata si Bush që nuk e menaxhuan Katrinën"

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë