Për zyrtarët e Albinit, konspiracionet kanë ardhur në Kosovë nga Perëndimi

Për zyrtarët e Albinit, konspiracionet kanë ardhur në Kosovë nga Perëndimi

Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti

Kryeparlamentari racist! Glauk Konjufca sonte e kapërceu Rubikonin dhe e mori Afrikën shembull për të keq!

Tha: As në Afrikë s’besoj që ka ndodhur (pra as nuk lodhet ta vërtetojë), që qytetarët të dyshojnë në vaksina, qysh kanë besuar në konspiracione shqiptarët.

Sipas këtij studiuesi të afrikanëve, shqiptarët ua kanë kaluar për ‘nivel të ulët’ madje edhe afrikanëve. Sepse sipas tij, niveli i ulët, primitivizmi dhe budallallëku është i rezervuar për afrikanët!

Shqiptarët nuk janë autorë të konspiracioneve për vaksinat. Shqiptarët i kanë përvetësuar nga perendimi këto konsipracione dhe dyshime. Kemi lexuar edhe fitues të Nobelit për mjekësi si autorë të ‘konspiracioneve’.

Pra, konspiracionet kanë ardhur në Kosovë nga Perendimi. Shqiptarët i kanë përvetësuar ato.

Ndërsa, njerëzit kanë vdekur nga vaksinat dhe po vdesin. Prodhuesit e vaksinave dhe doktorët e botës i numërojnë efektet e mundshme negative të vaksinave, që janë të rralla, por mund të jenë edhe fatale. Pra, të dyshosh është normale. Të frikēsohesh është normale, sepse njeriu frikësohet nga e panjohura dhe sidomos kur rreziku vlen për të gjithë dhe frika është globale, ama ta personifikosh padijen me Afrikën, është raciste, dhe as nga Afrika nuk e kanë prejardhjen konspiracionet për vaksinat.

Në perendim ka protesta, ka reagime, ka pakënaqësi, derisa në Kosovë, shqiptarët e kanë ulur kokën dhe janë dorëzuar, me shpresën vetme të largohen nga Kosova.

Jemi duke jetuar në një kohë të rëndë, kur duhet të vaksinohesh, anipse të thonë se nuk të shpëton qind për qind vaksina, dhe s’dihet sa herë do të të duhet të vaksinohesh, dhe sa herë do të infektohesh…. Kështu thotë shkenca: studimet vazhdojnë…hulumtimet për efektet anësore të vaksinave vazhdojnë, sepse përditë zbulohen efekte të reja…

Kurse Glauku i jep vulën e turpit frikës njerëzore. Dhe e thotë fjalën e fundit të mjekësisë. Jemi duke e duruar një qeveri dhe një kryeparlamentar që ia bën profilin psikologjik Afrikës, dhe e lavdon ministrin e shëndetësisë për suksesin e tij në masakrimin e shqiptarëve.

Arben Vitia është kriminel i luftës kundër pandemisë, në kulmin e rrezikut, e ka shpallur të fituar luftën kundër pandemisë dhe i ka mashtruar shqiptarët. Ky person duhet të hetohet! Shqiptarët i kanë besuar, dhe ja ku jemi tash…! Vdekje, pandemi, pasiguri, izolim, varfëri! Kjo që qeveria dhe kryeparlamentari e lavdërojnë Arben Vitinë është kaq neveritëse, kaq e turpshme, kaq kriminale. Dhe, kaq raciste!

Deklarata raciste e Glauk Konjufcës rrezikon çnjohjen e shtetit të Kosovës nga shtetet afrikane.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër