
Nëna e 3 fëmijëve të mitur në Durrës është ballafaquar live në emisionin “Me Zemër të Hapur” me ish-nusen e saj. Gjyshja e fëmijëve akuzon ish-nusen se i ka lënë fëmijët të jetojnë në kushte mizerabël.
Gjyshja e 3 fëmijëve pretendon se ajo dhe i biri e kanë ndihmuar me para dhe se janë përgjigjur për fëmijët, por ka qenë ajo (ish-nusja) që shpërdoronte paratë që ia dërgonin nga Italia.
“Kam moshë më të madhe se ajo dhe ajo duhet të më dëgjojë mua. Kur unë shkoja në shpi dhe nuk e gjeja zonjën , kjo shkonte parukeri dhe bënte 300 mijë 400 mijë flokët me kaçurrele bionde. Vjehrra ja ka prerë pasaportat dy herë, ajo i ka bërë lekët rrush e kumbulla, e me qerpikë dhe thonj. Kishe lekë ti të bëjë qerpikët, të fryje buzët, të ngrije vetullat.
Çfarë nënë je ti. Si fle gjumë ti në atë gjendje? Mirë fëmijët. Po më plas zemra. Më plase Blerina, më more në qafë tre fëmijë, tre yje. Sa në Itali thanë këta s’janë shqiptarë, por amerikanë, e flasin anglishten perfektë”, ka thënë gjyshja e fëmijëve.
Mamaja e 3 fëmijëve mohon të ketë braktisur fëmijët e saj gjithashtu dhe ndihmën që ish-vjehrra pretendon se i ka dhënë. Duke komentuar pamjet brenda shtëpisë, nëna e 3 fëmijëve thotë se është një kurth nga ish-vjehrra.
Lajmi kryesor:
Denoncimi për braktisjen e 3 fëmijëve në Durrës, nëna për Report Tv: Kurth nga ish-vjehrra, punoj dy turne! 3 të miturit me zgjebe, pritet vendimi i kujdestarisë








