Boksieri shqiptar i peshave të rënda Nelson Hysa të dielën do zhvillojë ndeshjen e nëntë në boksin profesionist ku deri më tani numëron vetëm fitore.
Në pallatin e sportit të Shkodrës Hysa do të ketë përballë 40-vjeçarin nga Namibia Willbeforce Shihepo, i cili ka një eksperiencë të madhe në boksin profesionist. Deri më tani ai numëron 41 ndeshje, 25 fitore prej të cilave 18 me nokaut.
Përveç Hysës në ring të dielën do ngjiten edhe boksierë të tjerë shqiptarë, të cilët pretendojnë suksese me qëllim që të rriten në ranglistën botërore. Sa i takon ndeshjes së boksierit të peshave të rënda ajo është parashikuar të nisë nga ora 19:00.